Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Raporti i OSBE s’tregoi vetëm rrëzimin e KQZ,tregoi se në Shqipëri nuk ka shtet dhe as institucione, PS të marrë përgjegjësi!

05/09/2019
VIDEO/ Basha: Këta tre persona po pengojnë negociatat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit tregoi se në Shqipëri nuk ka shtet dhe as institucione.

Sipas kreut të opozitës, sot ndeshemi me një shtet privat, kriminal dhe personal të Edi Ramës, që ka zëvendësuar shtetin e së drejtës. Në një dalje për media, Basha deklaroi se e vetmja rrugë për të dalë nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër

“Këtu vjen edhe vlera dy e raportit, sepse ka treguar se në Shqipëri nuk ka shtet, s’ka institucione. Nuk janë rrëzuar vetëm KQZ dhe infrastruktura zgjedhore, raporti tregon se këtu ka rënë shteti, drejtësia, gjykatat, është shkelur çdo ligj, janë përfshirë në shkelje dhe përdhunim të ligjit nga kryeministri deri të vëzhguesi më i thjeshtë.

Kjo ka ardhur, sepse në Shqipëri ka marrë fund shteti i së drejtës dhe raporti tregon se Rama nuk ka varrosur vetëm zgjedhjet, por edhe shtetin e së drejtës, dhe bashkë me këto ka varrosur edhe ekonominë, e së fundi paratë e shqiptarëve në gropat e oligarkisë dhe krimit të organizuar.

Sot ndeshemi me një shtet privat, kriminal, personal të Ramës, që ka zëvendësuar shtetin e së drejtës. Ndaj prioriteti ynë kryesor është t’i hapim menjëherë fund kësaj gjendjeje, që nis duke vendosur demokracinë. E vetmja rrugë janë zgjedhjet e lira e të ndershme të mbajtura nën kujdesin e një qeveri tranzitore. PS duhet të marrë përgjegjësitë për gjendjen ku e ka katandisur vendin nën drejtimin e Ramës, i cili duhet të largohet për t’i hapur rrugë zgjidhjes. Është koha t’i kthehemi zgjedhjeve të lira e të ndershme”, deklaroi Basha.

Tags: Bashalulzim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.