Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DW trondit politikën maqedonase: Së shpejti, emra të rinj

28/08/2019
DW trondit politikën maqedonase: Së shpejti, emra të rinj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pak pas marrjes së 1 milion eurove, njëri prej të dyshuarve vetëm për disa ditë jashtë vendit ka harxhuar rreth 180.000 euro. Ashtu siç mëson DW, është e mundshme që së shpejti edhe persona tjerë të përfshihen në hetimin për rastin “Reket”. Sipas medias ndërkombëtare, bëhet fjalë për bashkëpunëtorë të njërit prej të dyshuarve, ndërkaq emrat e tyre janë përmendur nga dëshmitë e tanishme për rastin.

Tani për tani nuk ka përgjigje nëse kjo ndoshta është e lidhur me dëshminë që e ka dhënë përpara një jave pensionistja Liljana Todorovska, e cila është autore e idesë për ndërtimin e Kompleksit Evropian për Persona të Rritur, ide e cila është futur nëpërmjet organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” e Bojan Jovanovskit. Në bazë të marrëveshjes me organizatën, Todorovskës në llogari bankare i janë transferuar 720.000 euro, të cilat, pas tërheqjes menjëherë i janë marrë prej bashkëpunëtorëve të Jovanovskit.

Pasi rasti “Reket” e ka nxjerrë në pah edhe këtë episod, Todorovska për media ka deklaruar se është vjedhur.

Dhe nga deklaratat e dëshmitarëve varet se në çfarë gjerësie do të zgjerohet hetimi për rastin. Prokurorja Ruskoska, dje deklaroi se ende po punohet në hetimin financiar dhe për një pjesë të parave e dinë ku janë, ndërkaq për një pjesë tjetër po punojnë.
Përndryshe, në skandalin e zhvatjes, përpos prokurores speciale Katica Janeva, e cila tashmë ndodhet në burg, të dyshuar janë edhe dy persona, Bojan Jovanovski, i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski, i njohur si Zoki Kiçeec, tëcilët dyshohet se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës.

Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milionë euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij./DW

Tags: maqedonasepolitikereket

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.