Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermanet nxitin ne QSUT emigrimin e infermiereve shqiptare

23/08/2019
Gjermania kërkon të punësojë 1000 infermierë shqiptarë në vit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vala e emigracionit të personelit shëndetësor që ka prekur prej vitesh Shqipërinë rrezikon të përforcohet edhe më tej për shkak se spitalet gjermane kanë rritur stimujt për tërheqjen e mjekëve dhe infermiereve nga Shqipëria.

Para disa ditësh një nga spitalet më të mëdhenj në Gjermani solli përfaqësuesit e saj në QSUT, të cilët i bënë një ofertë joshëse personelit të infermierisë, e pa aplikuar më parë. Infermierët e përzgjedhur që ishin rreth 20, në një ditë te vetme, do të lënë punën gjatë mësimit të gjuhës gjermane në nivelin B1 në Shqipëri kundrejt një pagesë mujore 400 euro.

Pagesa do të jepet si kompensimin për rrogën që punonjësit marrin në QSUT në mënyrë që ato të përfundojnë sa më shpejt mësimin e gjuhës. Më parë ky stimul nuk mundësohej pasi mësimi i gjuhës vijonte teksa ata ishin në punë. Gjithashtu në kontratën përkatëse, punonjësit gjatë vitit të parë të mësimit në Gjermani do të paguhen me 1500 euro teksa do t’iu kompensohet një pjesë e qirasë. Pasi të jenë standardizuar njohuritë pagat do të kalojnë 2000 eurot.

Për shkak të kësaj situatë një nga pavionet më të rëndësishme të pediatrisë ka mungesë personeli me 30 për qind. Nga 23 infermierë që janë në organike gati 6 vende janë vakante, kryesisht për shkak të largimeve drejt Gjermanisë.

Burimet nga QSUT pohojnë se, stafet mjekësore shqiptare sidomos infermierët shqiptare kanë rezultuar me aftësi të larta në Gjermani. Kjo për shkak se, infermierët shqiptarë në QSUT përpunojnë të sëmurë më shumë se normat europiane. Shqipëria radhitet ndër vendet me numrin më të ulët të stafit mjekësor në raport me popullsinë. Kjo situatë e ka bërë personelin shëndetësor shqiptar me përvojë duke ushtruar shumë funksione për disa lloje sëmundjesh. Bie fjala nuk ka asnjë infermier në QSUT që nuk bën injeksione dhe nuk vë vigona, ndërsa në spitalet europine përgjegjësitë janë shumë të reduktuara për shkak se, një infermier shërben për shumë pak pacientë.

Nga viti 2013 në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Teksa vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë  Urdhërit të Mjekut vetëm në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë, teksa janë diplomuar mbi 250 nga fakulteti u mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Largimet u bene më të dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjekëve specialiste ishin më shumë se 150 në vit mesatarisht.monitor.al

Tags: Emigrimgjermaniingrrmieee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn

21/07/2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në SPAK

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.