Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Himarë/ AKU , gjoba dhe bllokime tre bizneseve të njohura në zonë

19/08/2019
AKU padit dy kompani të mëdha të importit të miellit ‘fake’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Task Forca e ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU Vlorë kanë kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Nga kontrollet e kryera ka rezultuar se disa subjekte në Himarë ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:


 

Subjekti “Haretina Bollano” me aktivitet “Tregtim me shumicë dhe pakicë e produkteve ushqimore dhe furrë buke” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B). Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (dyshemeja e dëmtuar dhe e çarë si dhe prezencë myku në mure etj.), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 33 kg mocarela të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

 

“Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti).

“Gjobë” 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

“Gjobë” 50,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),

“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti “Silvana Prifti” me aktivitet “Market ushqimor” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistemin e gjurmueshmërisë, pa planin/manualin e vetkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 39 kg gjalp e paetiketuar. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

“Bllokimi” i sasisë prej 39 kg gjalp i konstatuar i pasigurt për konsum human dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti “Janaq Burbo” me aktivitet “Fast food” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A), në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tualeti me dalje në ambjenitn e prodhimit), pa sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. U konstatua gjithashtu dhe sasia prej 80.5 kg djath kaçkavall dhe 60 kg gjizë të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

“Bllokimi” i sasisë prej 140.5 kg produkte si dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kerkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të konsumatoreve dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes të sezonit turistik.

Tags: AKUhimare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.