Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Vijojnë aksionet për lirimin e plazheve, 7 biznesmenë në hetim në Shëngjin

16/08/2019
VIDEO/Policia nuk ndalet me aksionin për lirimin e plazheve: Në hetim zyrtarë e biznesmenë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit vijon aksion në gjithë vijën bregdetare për të liruar plazhet nga abuzuesit. Në aksionin në Shëngjin, policia ka liruar rreth 2800 metra katror plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe janë sekuestruar 542 shezlongë e 271 çadra.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/431803837679759/

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë

Vijon operacioni “Plazh i lirë”

Lirohen rreth 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike.

Procedohen 7 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”.

Gjithashtu, janë referuar materiale hetimore shtesë për shtetasin A.N. me detyrë ish – Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në subjekte që ushtrojnë aktivitet biznesi, në zonën e bregdetit në plazh në Kune, Shëngjin.

Si rezultat, janë konstatuar 7 subjekte që ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike (rërës), pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, janë proceduar penalisht shtetasit G.F., F.K, M.N., E.Ll., Gj.J., E.C. dhe P.Z. për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave”.

Operacioni po vijon çdo ditë, me shtrirje në të gjithë zonat bregdetare, në territorin e Qarkut Lezhë.

Tags: aksionilezheplazheshengjin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.