Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konkursi tek Arkitektura, ja çfarë do të përmbajë testimi

13/08/2019
Konkursi tek Arkitektura, ja çfarë do të përmbajë testimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për të filtruar më të mirët në auditorët e FAU, nuk do të mjaftojnë rezultatet e tri viteve të gjimnazit, të cilat kanë jo pak, por 60% të peshës totale të pikëve, por edhe një testim mbi njohuritë e pakta që mund të kenë marrë në banka a gjetkë të rinjtë afro 18-vjeçarë.

Dëshirën për të ndjekur një nga tri profilet që ofron ky Fakultet e kanë shprehur mbi tre mijë maturantë, ndërsa kapacitetet pritëse janë vetëm 195.

Përkatësisht, Arkitektura 105 kuota, Urbanistika 55 kuota pranimi dhe Arkitekturë Interieri dhe Dizajn 35 të tilla. Megjithatë, për t’u futur në këtë Fakultet nuk mjafton vetëm preferenca, por edhe merita.

Përpos rezultateve në tri vite dhe maturën shtetërore, kandidatët kanë shans të rrisin kreditit e tyre përmes testimit të pranimit që do të zhvillohet në datën 20 gusht. Sakaq, përpara se t’i nënshtrohen testimit, deri në datën 17, ata kanë afat të regjistrohen në testimin e pranimit.

1

TESTI I PRANIMIT

Në konkursin për të ndjekur studimet për Arkitekturë, Urbanist dhe Interieri & Dizajn (formula e pranimit brendashkruar shkrimit), të rinjtë do të vihen në prova të lehta jo vetëm për aftësitë në vizatim, por edhe logjikë. Provimi me në total 100 pikë do të përmbajë dije nga katër pjesë, të cilat do të vlerësohen secila njëlloj. Fakulteti ka vënë në dispozicion edhe një material mbi të cilin do të ndërtohet testi.

Bëhet fjalë për pjesë me pyetje të arsyetimit logjik, kulturë të përgjithshme, nga historia e arkitekturës dhe më e rëndësishmja komunikimi grafik. Në pjesën e parë, kandidati potencial për të ndjekur studimet në Arkitekturë do të pyetet për raste ose probleme, zgjidhja e të cilave kërkon adoptimin e formave të ndryshme të arsyetimit logjik të tij. Këtu kërkohet të evidentohen ata që shfaqin kapacitet analitik racional dhe intuitë në perceptimin 2 dhe 3 dimensional.

Në pjesën e dytë, atë të kulturës së përgjithshme do të kombinohen pyetje që nxjerrin në evidencë dijet e marra nga kandidati deri në momentin e testimit lidhur me aktualitetin politik, social e kulturor, por edhe me koncepte e fenomene të së shkuarës. Historia e arkitekturës mësuar në testet shkollore do të ketë gjithashtu peshë të veçantë në test, me qëllim për të parë se sa është i orientuar kandidati me fenomenet dhe protagonistët me rëndësi historike.

Pjesa e fundit është më e rëndësishmja dhe kërkon edhe mjetet e vizatimit teknik pasi kërkohen vijime me projeksione kënddrejta, paraqitjet me prerje dhe aksonometrike e të tjera.

Të katër fushat vlerësohen me nga 25 pikë ndërsa provimi në total ka 100 pikë. Ai do të organizohet brenda një dite të vetme dhe do të zgjasë 2-3 orë. Provimi do të organizohet me alternativa dhe korrigjimi do të bëhet elektronikisht.

Tags: arkitekturekonkurs

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.