Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bilanc tragjik i aksidenteve në vetëm 24 orë

11/08/2019
VIDEO/ Pamje të frikshme të aksidenteve që ndodhin në Shqipëri kur nuk respektohet semafori
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aksidentet rrugore në vend kanë shkaktuar një bilanc të rëndë në 24 orët e fundit.

Teuta Alickolli, 51 vjeçe, ka humbur jetën ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale F.A, 54 vjeç dhe djali i tyre me iniciale Q.A, 24 vjeç, të cilët ndodheshin në lulishte kanë mbetur të plagosur.

Dëshmitarët thanë për Ora se gruaja që humbi jetën nga aksidenti ka qenë e ulur në një lokal me të shoqin dhe djalin në momentin kur ndodhi ngjarja e cila ka rrezikuar edhe persona të tjerë duke shkatërruar edhe orenditë e barit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23.10 të së shtunës kur mjeti tip minibus i markws “Vlokswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishten e qytetit, pasi ka kaluar bordurën 60 centimetër të lartë. Të dielën në mëngjes policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale A.H, 22 vjeç, banues në Lushnje.

Ndërkaq një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Sarandë ku një person është djegur brenda makinës, e cila shpërtheu në flakë pasi doli nga rruga.

Policia njoftoi se rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi Albert Caushi, ka humbur drejtimin dhe ka marrë flakë.

Shkak i rënies së zjarrit dyshohet se ka qenë impianti i gazit i montuar në automjet.

Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit me banim në Fier. Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja Merija Mujo, ndodhet në Spitalin e Sarandës me djegie, por jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor tha se ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Burime nga spitali thanë se ekipe nga Delvina dhe Saranda shkuan në ndihmë të dy personave duke arritur të shpëtojnë gruan ndërsa drejtuesi i mjetit kishte mbërriur i pa jetë në spital.

Ndërkohë mëngjesin e të dielës një tjetër aksident u shënua në milot, ku një 17-vjeçar banor i zonës, që po kalonte rrugën në këmbë është përplasur nga një automjet. i riu ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërsa policia ka ndaklua drejtuesin e makinës dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Tags: aksidentetragjike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.