Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dalin pamjet/ Si e grabiti agjencinë në Tiranë i riu i maskuar si bojaxhi

08/08/2019
Dalin pamjet/ Si e grabiti agjencinë në Tiranë i riu i maskuar si bojaxhi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grabitësi i agjencisë së kredive i veshur si bojaxhi dhe me një qese të kuqe në dorë, është futur në institucion dhe ka marrë një shumë parash ende të pakonfirmuara nga Policia.

(Në rreth) personi që grabiti agjencinë e kredidhënies
Prej dy ditësh, hetimet për identifikimin e tij vazhdojnë, por ende nuk është bërë e mundur një gjë e tillë. Ndërkohë që në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhej se personi i dyshuar i grabitjes, pasi ka marrë lekët është larguar me nxitim, nga pamjet e bëra publike, duket se ai largohet i qetë nga e njëjta rrugë që edhe ka shkuar.

Me një palë kominoshe si në ngjyrë blu dhe këmishë me krah të gjatë, grabitësi është futur në institucion, ku sipas kamerave të sigurisë, por edhe dëshmive të punonjësve, nën kërcënimin e një objekti që ngjante si pistoletë i ka marrë atyre një vlerë, e cila sipas burimeve është rreth 600 mijë lekë.

HETIMET
Me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, i cili duket se ka vepruar i vetëm për grabitjen, Policia nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ka marrë dëshmitë e punonjësve të agjencisë së kredive, të cilët janë shprehur se nuk arrijnë të identifikojnë autorin, pasi ishte i maskuar.

Ai i ka kërcënuar ata nëpërmjet armës dhe pasi ka marrë lekët, është larguar. Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie, të institucionit që u grabit, por edhe të bizneseve në zonë, që kanë kapur lëvizjet e grabitësit gjatë momentit që ka shkuar për të grabitur dhe largimin e tij.

Identifikimi i të riut, që duket të jetë me një gjatësi rreth 1,80 centimetra, është bërë e vështirë, pasi në kokë ai mbante kapele dhe fytyrën e kishte të mbuluar me një maskë të bardhë që i linte jashtë vetëm pjesën e syve.

Nga pamjet duket se grabitësi ka vepruar i vetëm, por hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë ndihmuar edhe nga një person tjetër. Për nga qetësia me të cilën kryen veprimin, duket se e ka studiuar situatën të paktën për disa ditë.

POLICIA
Grabitja me armë ka ndodhur gjatë pasdites së të martës në një institucion financiar në zonën e “Zogut të Zi”, ku dyshohet se është marrë një shumë prej 600 mijë lekësh. Sipas Policisë, autori i dyshuar është larguar mes rrugicave dhe deri në orët e vona të mbrëmjes së të martës dhe gjatë ditës së djeshme, arrestimi i tij nuk është bërë i mundur. Policia ka zhvilluar operacione dhe kontrolle në zonë për gjetjen e tij.

Zyrtarisht, Policia nuk konfirmon nëse objekti që mbante në dorë grabitësi ishte armë zjarri pistoletë, por thotë se me të ka kërcënuar punonjësit. “Në Tiranë, në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje ‘pistoletë’, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap”, njoftoi Policia e Tiranës.

Tags: pamjetvjedhesi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.