Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ministri i tenderit hajdut 30 milionë euro”, PD: Lleshaj nuk përgjigjet, por sulmon opozitën

02/08/2019
Ndaluan grabitësin në rrugë, Lleshaj shpërblen 3 policët e Rrugores
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lealba Pelinku ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me tenderin korruptiv që PD e denoncoi ditëve të fundit, lidhur me uniformat e policisë.

Në reagimin e saj të fundit, drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD, shkruan se tenderi ka vlerë 30 milionë euro, dhe ajo çka është më e rëndë është fakti se Lleshaj, ministri i Brendshëm, nuk jep llogari, por sulmon opozitën.

“Sandër Lleshajt iu deshën 24 orë për të reaguar për tenderin korruptiv të uniformave të policisë, por në vend të fakteve, sulmoi opozitën.

Ministri i tenderit hajdut 30 milionë euro, që bën vetëm propagandë dhe sulmon opozitën, nuk përgjigjet dot pse zgjodhi të eliminojë garën e ndershme, duke përgjysmuar afatin për pjesëmarrjen në tender. Sandër Lleshaj nuk ka gojë të flasë as për të shpjeguar pse tani ka vendosur procedurën e kufizuar, ndërsa vetëm pak muaj më parë, lejoi procedurën e hapur.

Tenderi 30 milionë euro i uniformave të policisë nuk është një tender i jashtëzakonshëm, që kërkon materiale të ndërlikuara, siç e ka keqpërdorur parashikimin ligjor Sandër Lleshaj.

Janë pantallona, xhaketa, këpucë dhe gjëra të tjera të zakonshme të uniformës së policit, që gjenden lehtësisht në treg, që mund të prodhohen nga mijëra kompani shqiptare dhe të huaja, qoftë edhe “me specifikime e standarde të veçanta”- siç belbëzon Sandër Lleshaj, i kapur në flagrancë me 30 milionë euro tender korruptiv.

Kjo është fara më e keqe e politikanëve. Është kjo farë që na grabit, na dhunon dhe na kërkon të heshtim për krimet e tyre. Një përpjekje e çuar dëm, sepse opozitës dhe qytetarëve nuk ia mbyll dot gojën as me gaz, as me kërcënime me gjyq. Një gjë është e sigurt, se paratë nga tenderi korruptiv 30 milionë euro do të gjurmohen, do të zbulohen, do t’i sekuestrohen farës së keqe si Sandër Lleshaj dhe do t’u kthehen shqiptarëve”,-shkruan në Facebook Pelinku.

Tags: denoncimpelinkutenderiuniforma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.