Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHIFRA/Largime masive të shqiptarëve, ja destinacionet që i tërheqin për punësim

22/07/2019
Njoftimi i Aviacionit Civil: ‘Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Azilantë, studentë dhe të punësuar. Shqiptarët po gjejnë mënyra të ndryshme për t’u larguar nga vendi. Gjithnjë e më shumë po preferojnë emigrimin përmes kontratave të punës pa iu nënshtruar regjimit të kampeve të azilkërkuesve.

Këta janë më së shumti mjekë, infermierë dhe specialistë të fushës së teknologjisë, që presin të plotësojnë dokumentet për punësim të rregullt në Gjermani.Sipas EUROSTAT, gjatë vitit 2018 janë dhënë 9 288 leje qëndrimi për qytetarët shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi.

Lejet e qëndrimit për punë përbëjnë rreth 15% të lejeve të lëshuara, duke pësuar një rritje me rreth 65% krahasuar me vitin 2017, kur u dhanë 5 622 leje qëndrimi për të njëjtat arsye.

Në vend të parë është Gjermania me 3 549 leje punësimi, vend i cili po tërheq në masë edhe mjekët dhe infermierët nga Shqipëria.

Më pas qëndron Italia me 1 675 leje të dhëna, Greqia me 1 635 leje dhe Kroacia me 1 072.Malta është destinacioni më i ri i punësimit për shqiptarët.

Në vitin 2018 ky shtet dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë.

Por krahas specialistëve të shëndetësisë, po rriten kërkesat edhe për profesionistë të rinj që kanë mbaruar studimet për teknologji informacioni, duke krijuar një vakum për profesionistë në fusha të ndryshme në tregun vendas të punës.

Ndaj ekspertët shprehen se shteti duhet të marrë masa emergjente.

Plaga e reduktimit të popullsisë për vendin tonë po thellohet. Në 10 vitet e fundit kemi një reduktim me 333 mijë banorë dhe kryesisht kjo vjen nga emigrimi, por edhe ulja e lindjeve.

Vetëm në tre muajit e parë të 2019, rreth 40 mijë shqiptarë braktisën vendin për të emigruar jashtë kufijve.

Ndërsa në dy javët e para të këtij muaj rreth 2 800 studentë kanë aplikuar për studime jashtë vendit./Klan+

Tags: azilantelargohenpunesimeshqiptaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.