Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

The Washington Times: Diçka ndryshoi këtë javë në Shqipëri

18/07/2019
The Washington Times: Diçka ndryshoi këtë javë në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) janë demonizuar për dekada të tëra, për shkak të një fushate të organizuar e të efektshme keqinformimi nga inteligjenca iraniane, si dhe për shkak të paqësimit të mullahëve nga presidentët amerikanë që nga Revolucioni Islamik gjatë periudhës së Jimmy Carter në Shtëpinë e Bardhë.

Në mënyrë që të arrihej një marrëveshje me iranianët “e moderuar,” të cilët nuk ekzistojnë, MEK është hedhur tej me qindra herë. Të përndjekur deri në asgjësim (pasi George W. Bush u dha statusin e personit të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës) nga forcat irakene të kontrolluara nga Irani nën administratën Obama, 3,000 anëtarët e mbetur të grupit u zhvendosën më në fund në një kamp të madh në Shqipëri në vitin 2016. Ata janë quajtur terroristë, kult, të paefektshëm e të rrezikshëm për botën.
Gjithçka ndryshoi fundjavën e shkuar.

Gjatë një tubimi të madh politikanësh e personalitetesh nga e gjithë bota, të cilët erdhën në Kampin Ashraf 3 jashtë Tiranës për disa ditë, magjia u prish, dhe qendra gjeografike e rezistencës globale ndaj regjimit gjakatar iranian u lind dhe u themelua.

Ish-Ambasadori amerikan Lincoln Bloomfield e tha shkurt dhe qartë kur foli në këtë eveniment masiv, i cili përfshinte ish-Kryebashkiakun e NYC dhe avokatin e Trump, Rudy Giuliani, si dhe shumë zyrtarë të tjerë të respektuar. “Bota nuk ka më asnjë justifikim për të mos i mbështetur MEK-ët në përpjekjen e tyre për të sjellë ndryshimin e regjimit në Teheran (parafrazim). Gjykatësit amerikanë dhe britanikë kanë urdhëruar heqjen e MEK nga lista terroriste, sepse është e qartë që Muxhahedinët nuk janë terroristë. Akuza tjetër ishte se MEK është një kult. Kjo narrativë është shkatërruar pasi qindra VIP-a të rëndësishëm kanë ardhur për të jetuar mes jush dhe mund ta shohin se anëtarët individualë mund të shkojnë e të vijnë sipas dëshirës. Këtu nuk po bëhet asnjë trajnim ushtarak. Nuk ka asgjë të ligë këtu siç kanë thënë me qindra herë në shtypin perëndimor mediat e kontrolluara nga Irani. E vetmja gjë që ndodh këtu është një grup njerëzish që punojnë në mënyrë paqësore për rrëzimin e regjimit gjakatar të mullahëve, që do të jetë një ditë e madhe për popullin iranian.”

Edhe delegacioni nga qeveria shqiptare shprehu një mbështetje të ngjashme për PMOI-në, duke theksuar faktin që Tirana e përjashtoi ambasadorin iranian për shkak të operacioneve të Ministrisë iraniane të Inteligjencës brenda Shqipërisë për të vrarë anëtarët e MEK.

Edhe pse do të ketë me siguri përpjekje të tjera nga MOIS për ta diskredituar rezistencën duke blerë ndikim në publikimet perëndimore të majta, ata nuk do të jenë më të efekshëm në këtë gjë.
Të palarat kanë dalë sheshit.

Siç tha me aq elokuencë z. Giuliani, “Nëse MEK nuk do të ishin të efektshëm, nëse Mullahët nuk do të kishin frikë nga Muxhahedinët, atëherë pse vazhdojnë ende të tentojnë t’iu vrasin?” Më shumë se 120,000 anëtarë të PMOI/MEK janë ekzekutuar që nga viti 1980.

MEK nuk është kult. Por ajo që ata janë me siguri, është një grup njerëzish që kanë patur vuajtje të mëdha dhe janë të angazhuar në mënyrë fanatike për t’i dhënë fund regjimit të mullahëve.
Tani nuk është çështja nëse, por kur do të ndodhë ndryshimi i regjimit, dhe bota do të jetë një vend shumë më i mirë kur kjo të ndodhë.

Nuk është nevoja për trupat amerikane. Nëse presioni ekonomik vazhdon, MEK mund ta bëjë të gjithë punën vetë.

Tags: irankampimektirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.