Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PS kërkon shkarkimin, Malaj: Ja pse cenohet integriteti i BSH

17/07/2019
PS kërkon shkarkimin, Malaj: Ja pse cenohet integriteti i BSH
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arben Malaj ka reaguar pas deklaratës së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për nismën e socialistëve për shkarkimin e tij si anëtar i këtij Këshilli.

Në një postim në “Facebook”, Malaj shkruan se ka respektuar në maksimum kodin e etikës dhe nuk merr pjesë në asnjë strukturë të asnjë partie dhe nuk është i angazhuar në asnjë aktivitet politik.

Sipas tij, për këtë debat nuk shprehet Banka e Shqipërisë por vetëm Këshilli Mbikëqyrës dhe se reagimi pas kërkesës së deputetëve dhe jashtë hapave ligjo e institucionale përbën cenim të kredibilitetit dhe pavarësisë së BSH.

Kujtojmë se 28 deputetë të PS kanë firmosur iniciativën duke kërkuar shkarkimin e Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë me arsyetimin për shkelje të etikës. Malaj është shprehur shpesh kundër politikave të qeverisë.
REAGIMI I MALAJT

Për këtë debat nuk shprehet Banka e Shqipërisë si institucion, por vetëm Këshilli Mbikëqyrës.
Kam respektuar në maksimum kodin e etikës, nuk marr pjesë në asnjë strukturë të asnjë partie, këtë kërkon ligji Bankës, nuk jam i angazhuar në asnjë aktivitet politik, sapo mbaruan zgjedhjet vendore kjo konstatohet lehtë.

Po ngatërrohet me keqdashje dallimi midis angazhim apo aktiviteteve publike me angazhimit dhe aktivitete publike. Kam plotësuar me integritet dhe profesionalizëm mandatin e dhënë nga Kuvendi, vendit tim në rastin e parë me 100 % të votave dhe në rastin e dytë me vetëm dy vota kundra.

Reagimi në emër të Bankës së Shqipërisë sot pas kërkesës së deputetëve dhe jashtë hapave ligjorë dhe institucionalë që në këtë rast është vetëm Këshilli Mbikëqyrës, përbën cenim të kredibilitetiti dhe Pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.

Kredibiliteti publik dhe pavarësia reale e Bankës së Shqipërisë duhet të jenë të shenjta dhe duhen ruajtur me përgjegjshmëri maksimale nga çdo pozicionim publik jashtë kornizave institucionale.

Kam qenë unë që pas mandatit të ri kam kërkuar që rezoluta e kuvendit për vitin 2018 që ka detyra për vitin 2019 të diskutohej në Këshill dhe me detyrat e dhëna nga kuvendi të njihej Këshilli dhe stafi drejtues i Bankës dhe për detyrat konkrete Këshilli të ndërtonte një plan veprimi përmbushës të detyrave të lëna nga Kuvendi.

Qëndrimet si gjatë mandatin plotësues dhe aktualisht janë të dokumentuara në proces verbalet e Këshillit Mbikëqyrës.
Ky sqarim është në respekt të institucionit të BSH. Arbeni

Tags: arbenmalaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.