Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk i themi Ramës hap kutitë dhe largohu”,Patozi dorëzon ankimimet: Po pranon se ka i vjedhur zgjedhjet…

16/07/2019
Deklarata e parë për mediat, Patozi nga selia: Bindja demokratike do të marrë pjesë në zgjedhje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bindja Demokratike ka njoftuar se ka dorëzuar sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimet e saj për procesin e 30 qershorit. Në reagimin e fundit, BD ka nënvizuar se është e vendosur për të ndjekur deri në fund pretendimet se vota u deformua nga Partia Socialiste.

Astrit Patozi ne njoftimin zyrtar bën me dije se vendimi vjen pasi ankimimi në KQZ u rrëzua arbitrarisht me forcën e kartonëve të përfaqësuesve të PS-së.

Patozi kujton se 10 vjet më parë Edi Rama dhe Partia Socialiste u “përfshi në një betejë politikë me devizën “hap kutitë, ose largohu”, duke iu referuar zgjedhjeve politike të vitit 2009, në të cilat kishin humbur, por duke pasur komisionerë dhe numërues në çdo qendër votimi. Ndryshe nga atëherë, ne nuk patëm askund komisionerë dhe numërues, ndaj edhe kemi shumë herë më tepër të drejtë se Partia Socialiste në atë kohë”.

Reagimi i plotë i Patozit:

BINDJA DEMOKRATIKE dorëzoi sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimet e saj për procesin e 30 qershorit, duke qenë e vendosur për të ndjekur deri në fund në rrugë ligjore pretendimet e saj se vota e deformua nga Partia Socialiste, e cila i administroi dhe i numëroi e vetme zgjedhjet.

Ky vendim erdhi pasi ankimimet tona në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u rrëzuan arbitrarisht me forcën e kartonave të përfaqësuesve të Partisë Socialiste në këtë insistucion. Në të gjitha votimet e kërkesave ankimore të BINDJES DEMOKRATIKE në KQZ rezultati ishte katër vota pro dhe një kundër. Vetëm kryetari Klement Zguri ishte dakord që të hapeshin kutitë e materialeve zgjedhore dhe ato të qendrave të votimit për listat e këshillave në ato zona zgjedhore ku BINDJA DEMOKRATIKE u lejua të konkuronte.

Ankimimi i zgjedhjeve të 30 qershorit bazohej në të dhënat dhe informacionet e vëzhguesve të BINDJES DEMOKRATIKE në të gjithë territorin, të cilët konstatuan shkelje të rënda që kanë sjellë rritjen fiktive të pjesëmarrjes së votuesve dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësve, sidomos në listat e këshilltarëve bashkiakë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve refuzoi të shqyrtonte dhe të merrte në konsideratë kërkesën ligjore të BINDJES DEMOKRATIKE për të pasur komisionerë dhe numurues në të gjitha zonat zgjedhore ku ajo kandidonte. Kjo i përforcoi dyshimet tona se përfaqësuesit e Partisë Socialiste donin që vetë të firmosin dhe vetë të vulosnin për të gjithë procesin e 30 qershorit, gjë që u vërtetua edhe nga gjetjet e vëzhgusve tanë në të gjithë territorin.

Tashmë është në dorë të Kolegjit Zgjedhor që të vendosë nëse është dakord që publiku të mësojë të vërtetën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo që kërkojmë ne është thjeshtë dhe vetëm që brenda kuadrit ligjor shqiptarëve t’u jepet mundësia që të shohin se çfarë ndodhi me votën e tyre rreth dy javë më parë.

10 vjet më parë Edi Rama dhe Partia Socialiste u përfshinë në një betejë politikë me devizën “hap kutitë, ose largohu”, duke iu referuar zgjedhjeve politike të vitit 2009, në të cilat kishin humbur, por duke pasur komisionerë dhe numërues në çdo qendër votimi. Ndryshe nga atëherë, ne nuk patëm askund komisionerë dhe numërues, ndaj edhe kemi shumë herë më tepër të drejtë se Partia Socialiste në atë kohë.

Ndryshe nga ata, ne nuk po i themi Edi Ramës që të hapë kutitë, ose të largohet. Por nëse ai do të urdhërojë edhe Kolegjin Zgjedhor që të votojë si KQZ-ja, i bie që duke mos hapur kutitë Edi Rama njëkohësisht ta pranojë se ai i ka vjedhur zgjedhjet e 30 qershorit.

Tags: 30 qershorankimimiastrit patozibindja demokratikeZGJEDHJET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.