Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Do bëj gjithçka për demokracinë”, Meta nderohet me çmimin ndërkombëtar në Venecia

13/07/2019
“Do bëj gjithçka për demokracinë”, Meta nderohet me çmimin ndërkombëtar në Venecia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës Ilir Meta është vlerësuar me një çmim prestigjioz në Venecia. Ai ka marrë Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare.

Në prani të autoriteteve vendore të Rajonit të Venetos, që i akorduan këtë çmim, Presidenti Meta u shpreh:

“Të nderuar Miq të Çmimit Ndërkombëtar të Venecias!

Ju faleminderit nga zemra!

Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar.

Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve.

Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë.

Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme.

Çdo gjë mund të ndryshojë në botë, por gjeografia jo, e Italia dhe Shqipëria janë të bashkuara nga historia e nga gjeografia.

Ky është një çmim që i shkon edhe së ardhmes së marrëdhënieve tona, të miqësisë të së rinjve tanë, të cilët janë edhe shpresa jonë.

Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur.

Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi.

Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve.

Ky është një çmim që u shkon edhe udhëheqësve fetarë, të cilët me inteligjencë, mund, sakrifica, harmoni e dashuri kundrejt pasardhësit, kanë bërë të mundur që dialogu ndërfetar dhe bashkekzistenca të jenë të shkëlqyera dhe shembull për mbarë botën.

Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi.

Ju faleminderit të dashur miq!

Faleminderit Venecia!

Faleminderit Itali!”.

Tags: cmimiIlir Metavenecia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 të lënduar, 2 zjarrfikës dhe 2 banorë. Zjarrfikësit goditen nga polisteroli në flakë, ndërhyrje ajrore

Zjarri te Rruga e Dibrës, 4 të arrestuar, nën hetim edhe pronari i kompanisë, Lilo

15/04/2026
Punonjësja e ministrisë nuk paguan biletën në autobus: Jam më lartë se ju, nuk jam popull që të paguaj

Transporti urban drejt paralizës, 40% më pak autobusë në Tiranë

15/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Mungon Veliaj në seancë, GJKKO e shtyn për 27 prill

15/04/2026
SHIFRAT/ Nuk do ta besoni, ja sa kanë kushtuar vetëm një pjesë e punimeve të bunkerit të Edi armës në Surrel

GJKKO pranon kërkesën e Berishës, Edi Rama thirret dëshmitar

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 të lënduar, 2 zjarrfikës dhe 2 banorë. Zjarrfikësit goditen nga polisteroli në flakë, ndërhyrje ajrore

Zjarri te Rruga e Dibrës, 4 të arrestuar, nën hetim edhe pronari i kompanisë, Lilo

15/04/2026
Punonjësja e ministrisë nuk paguan biletën në autobus: Jam më lartë se ju, nuk jam popull që të paguaj

Transporti urban drejt paralizës, 40% më pak autobusë në Tiranë

15/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Mungon Veliaj në seancë, GJKKO e shtyn për 27 prill

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.