Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Teatri i luajtur në KQZ”, PD: Nuk hapën kutinë ‘sekrete’ ku gjendet lista e votuesve

12/07/2019
“Teatri i luajtur në KQZ”, PD: Nuk hapën kutinë ‘sekrete’ ku gjendet lista e votuesve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka reaguar pas procesit të rinumërimit të votave në 11 kutitë, me kërkesë të Eduard Ndocaj.

Nga selia blu, Ivi Kaso, sekretari për çështjet zgjedhore, deklaroi se ky ishte një teatër qesharak i cili u bë për tu hedhur hi syve të shqiptarëve.

Kaso shpjegoi se KQZ duhet të bëjë transparencë duke hapur kutitë e materialeve zgjedhore. Kaso thotë se anëtarët e tjerë kanë refuzuar kerkesën e Zgurit për të për të verifikuar listat.

“KQZ ka detyrimin ligjor t’i vendosë opozitës në dispozicion materialet zgjedhore, të cilat i kemi kërkuar zyrtarisht dhe që na takojne sipas ligjit,-theksoi ai.

DEKLARATË E SEKRETARI PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE, IVI KASO

Sot, në Komisionin Qendror të Vjedhjeve u luajt një teatër qesharak për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për të vërtetën e manipulimit të 30 Qershorit.

Sipas farsës së urdhëruar nga Edi Rama dhe të paralajmëruar nga Partia Demokratike, KQZ-ja hapi disa kuti, për numërimin e të cilave nuk ka patur asnjëherë kontestim nga opozita.

Shfaqja është një sajesë e trashë për të mbuluar manipulimin me shifrat e pjesëmarrjes në votimet moniste të 30 Qershorit. Për të fshehur këtë manipulim, KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore, kur gjendet lista e votuesve.

Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht mbyllur.

4 kamikazët e Ramës në KQZ e refuzuan transaprencën, e refuzuan kërkesën e Kryetarit të KQZ-së për të verifikuar listat. Atyre u duhet shoë dhe jo transparencë. U duhet bindje ndaj urdhrit politik dhe jo ndaj ligjit.

KQZ ka detyrim të bëjë transparencë.

Ka detyrimin ligjor t’i vendosë opozitës në dispozicion materialet zgjedhore, të cilat i kemi kërkuar zyrtarisht dhe që na takojne sipas ligjit.

Publikimi i tyre do të hedhë dritë mbi çdo aspekt të farsës zgjedhore të 30 Qershorit, që deri tani është mbajtur sekret.

Asnjë truk prej hajduti nuk ia zgjidh dot Edi Ramës hallin e madh për t’i treguar botës se nuk është ashtu siç duket, pasi është kapur në flagrancë duke mbushur kutitë e votimit.

Fati politik i Edi Ramës është vulosur më 30 Qershor. Ai është kryeministri i parë në këto 30 vjet që refuzohet nga 85% e shqiptarëve dhe shumë shpejt, nuk do të jetë më pengesë për Shqipërinë dhe rrugën e saj europiane.

Tags: ivi kasoPDreagimrinumerimVOTAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.