Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hapi tjetër i socialistëve, Lleshaj kërkon shkarkimin e Kryebashkiakut Hila: Të njëjtin fat dhe të tjerët..

28/06/2019
Hapi tjetër i socialistëve, Lleshaj kërkon shkarkimin e Kryebashkiakut Hila: Të njëjtin fat dhe të tjerët..
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Sipas Lleshajt, motivi i shkarkimit, lidhet me ngjarjen në KZAZ-në e Bushatit, në Vaun e Dejës, ngjarje që socialistët ia hodhën Hilës dhe djalit të tij, i cili tanimë është i shpallur edhe në kërkim.

Lleshaj tha se Partia Demokratike dhe opozita akuzoi në mënyrë të neveritshme, policinë se ka sulmuar veten, me urdhër të tij. Në një deklaratë për median ministri Lleshaj tha se të njëjtin fat do të kenë të gjithë kryebashkiakët të cilët do të lejojnë punonjësit e bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit.

“Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe të ligjit të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr 6 të realizuar nga punonjës të bashkisë Vau i Dejës, kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm. Të njëjtin fat do të ketë cilido që autoritetin e kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet duke lejuar punonjësit e bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare.”,-ka thene Lleshaj. 

Pas deklaratës së Lleshaj, ka ardhur edhe reagimi i Hilës, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e Bushatit, dhe se ministri është keqinformuar.

 Nuk kam qenë pjesë e protestës. Të gjitha ata kanë protestuar si qytetarë të lirë. Ata kanë të drejtën e tyre. Aq më tepër kemi një dekret të presidentit dhe çdo njeri ka të drejtën e tij. Të gjitha kanë qenë jashtë orarit të punës. Ministri është disinformuar në raport me kryetarin e bashkisë”, tha Hila.

Tags: kryetari i bashkiselleshajshkarkimvau i dejes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.