Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fuga: Kohë kolere, zije, mërzije dhe prapësisë, kur Shqipëria lëngon

25/06/2019
Artan Fuga apelon: Kërkohet Solidaritet! Firmosni Memorandumin kundër projektligjit të Arsimit të Lartë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akademiku Artan Fuga nëpërmjet rrjetit social facebook ka komentuar në lidhje me situatat e fundit që po ndodhin në vendin tonë.

Ai shprehet se gjithcka është e lidhur sipas interesave të gjithsecilit.

Më poshtë keni postimin e plotë.

Gajasje në kohëra kolere
————–
Për qëllimet e një libri që botohet në shtator, po studjoj edhe kodin zgjedhor. Mbushur me budallalliqe. Kapeni një dhe do të shkriheni gazit:

Neni 17,
pika 3:
Anëtari i KQZ-së nuk merr pjesë në shqyrtimin e një çështjeje kur :
a. ka marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me ndonjë nga kandidatët që kanë paraqitur ankim në KQZ…
Me të vdek gazit në këtë kohë kolere, zije, mërzije dhe prapësisë, kur Shqipëria lëngon.
Kanë frikë ata nga krushqitë. Se mos kunata i bën baxhanakut ndonjë favor!!!

Hahaha me lotë, me lotë!
Këtu i nxjerr sytë kunata kunatës, vjehëra nuses, vëllai djalit të tezes së motrës, këta te krushqitë e paskan hallin! Aman ore se mos ka ndonjë konflikt interesi!!!
Krushqi e afërt – thotë.
Aman sa e afërt more aman?
Deri në cfarë shkalle ndihet vlaga e dashurisë midis krushqive???
Kanë ndonjë termometër?
O cfarë talljeje kanë bërë!!!

Dhe sidomos lidhje gjinie deri ne shkallë të katërt të mos kenë! Hahaha. Kush i njeh më këtu kushërinjtë e katërt mo?
Po sikur të jetë kandidati shok i ngushtë me djalin e tezes sime? Jo këtu nuk ka gjë fare! Shikoni ku kanë ngelur, u ka ngelur ora në kohën kur lidhja familjare ishte lidhja më e fortë.
Këtu ortaku me ortakun janë më shumë se vëllamë kur i lidhin interesat!

Këtu kandidati që është i partisë sime dhe më gjen një vend pune është shkuar vëllait!
Këta thonë se mos ka ndonjë lidhje KQZ me ndonjë kushuri të katërt!

Këta janë karagjozë, estradë!
Këta i zgjedhin antarët e kqz-së nga partitë politike, nga më të besuarit, dhe kanë merak, i ha meraku, se mos ka ndonje çun halle kandidat dhe bën kleptomani a si i thonë !!!

Por kur kandidati është vëllai i kryetarit të partisë, është djali i hallës i shefit, kunata e pronarit të gruas të kqz-së!

Hahahaha!

Qesh në kohë kolere, qesh!

Tags: artanFUGAkomentkomentuesit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.