Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha thirrje kupolës socialiste: Uluni në dialog për zgjidhje politike pa Ramën

08/06/2019
Basha thirrje kupolës socialiste: Uluni në dialog për zgjidhje politike pa Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndryshe nga leja që ishte marrë deri në mesnatë, vendimi i presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve diktoi edhe mbylljen para kohe të protestës.

Në fjalimin para selisë blu në mbyllje të protestës, kreu i PD-së Lulzim Basha pati një apel për socialistët.

Basha: I bëj një thirrje njerëzve me përgjegjësi politike në kupolën socialiste: Arrestoni krimin në kupolën tuaj, ndalni krimin në kupolën tuaj, merrni kontrollin politik të partisë, uluni në dialog për zgjidhje politike pa Edi Ramën kryeministër, me një qeveri tranzitore, le të garojmë para shqiptarëve me zgjedhje të lira dhe të ndershme, le të vendosim së bashku standardin europian të zgjedhjeve. Nuk është vonë për të shpëtuar PS nga krimi. Por një gjë është e sigurt, forcë që ta ndalë bashkimin popullor për rrëzimin e organizatës kriminale të Rilindjes nuk ka dhe nuk do të ketë. Anija e krimit po mbytet. Zotimi jone edhte te vazhdojme betejen deri ne fitore.

Basha tha se sot dështoi me turp përpjekja për zgjedhje moniste.

Basha: Orët dhe ditët e ardhshme duhet të na gjejnë më në këmbë se kurrë, më të fortë se kurrë për ta çuar këtë betejë drejt fitores.Bisha e plagosur kriminale do bëjë gjithçka për të ndaluar grahmat e fundit të kufomës politike të organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të bandës Edi Rama.Kur njerëzit bëhen bashkë për kauzën e drejtë nuk ka forcë që i ndal dhe nuk ka forcë që i mund.

Shefi i opozitës apeloi protestuesit të shmangin çdo provokim ndërsa një apel pati dhe për policinë.

Basha: I bëj thirrje banditëve që dhunojnë kodet dhe ligjet e policë dhe urdhërojnë policët të ushtrojnë dhunë dhe të bëjnë arrestime të paligjshme se as PD dhe as Lulzim Basha as nuk harron dhe as nuk fal, emër për emër do të mbani përgjegjësi për akte dhune  kundër qytetarëve, kundër protestuesve paqësore.Ora e triumfit të vlerave po afron.

Basha shprehu vendosmërinë se nuk ka tërheqje pas deri në fitimin e kësaj beteje deri në largimin e Edi Ramës.

Basha: Pjesëmarrja është shenjë e qartë  e shumicës dërmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për Shqipërinë si gjithë Europa. Pjesëmarrja, bashkimi, qëndresa, vendosmëria është forca jonë dhe forca juaj. Rama ik! Është zëri juaj që kumboi nga Berlini në Bruksel, nga Londra në SHBA.

Tags: Lulzim Bashaprotesta e opozites

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.