Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Do gjuaja edhe unë me molotov’/ Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Sqarim i detyruar për KM e Avdylajve

06/06/2019
“Tërhiqu sa je në kohë”, Voltana Ademi paralajmëron Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e cila bëri një deklaratë të fortë në një studio televizive ku tha se: “Edhe ajo po të kishte mundësi do gjuante me molotov”, iu përgjigj kryeministrit Rama që e komentoi këtë deklaratë duke thënë se si ‘mundet që një kryetare bashkie të flasë kështu”

POSTIMI I ADEMIT:

Sqarim i detyruar për Kryeministrin e Avdylajve

“Ai që sot shqiptarët po e njohin si kryeministër i bandave, qenka habitur nga deklaratat e mia për molotovin ndërsa në tentativë. për t’iu fshehur përgjimeve të BILD, mundohet të përdorë si “gjethe fiku” bezen e shishes imagjinare me benzinë.

Partneri në krim i bandave, e jo vetëm  të Shijakut, i cili prej 2 ditësh nuk di ku të fusë kokën dhe si struci endet nëpër ranat e vendit, e di mirë se kësaj here nuk ka shpëtim nga e vërteta. Përgjigjen më të mirë, Edi Rama do ta marrë në protestën e opozitës së bashkuar të shtunën, ku do të jem e pranishme edhe unë. Pa molotov ish-kryeministër, por me bindjen e plotë se ti nuk e ke më vendin në kryeministri, por në qeli. Numrin e qelisë zgjidhe vetë, mundësitë e tua janë vetëm 2, 339/1 ose 184. Këto dy numra janë shpëtimi yt i vetëm.

Paske bërë sot krahasime mes Vlorës dhe Shkodrës dhe paske thënë se ata ndryshojnë si nata me ditën. Po, e vërtetë është se në 6 vjet miliardat e shpërdoruara përmes “rilindjes tënde urbane”, e kanë kthyer “lungomaren” në një moçal, ndërsa edhe pa sadakanë tënde, Shkodra sot nuk krahasohet me surrogaton e çmendurisë tënde arkitekturore e urbane. Të paktën kaq e kisha në dorë, mos të të lejoja ty ta shkatërrosh Shkodrën time, siç ke përdhunuar me pllakat majolike qytetet ku qeveris ti.

Të paktën e kisha në dorë të mos të të lejoja ty të shkatërroje Kalanë e Shkodrës, siç shkatërrove Torrën Veneciane në Durrës për tê ngulur aty beton 6 milionë euro.

Ti flet për derexhen ku është katandisur sot opozita duke mu referuar mua, por shqiptarët e dinë se e vetmja derexhe ku është katandisur vendi është ajo që ke gatuar ti dhe bandat kriminale te tua në çdo qytet të vendit. Ti flet për mua si kryebashkiake, ndërsa ke futur si kanditat në bashki eninstitucione ushtarë të përgjëruar të kriminelëve. Ti flet për mua si kryebashkiake ndërsa modeli yt është modeli i Durrësit e i Kavajës. Halli i madh ta ka mundur edhe cikërrimën e arsyes. Por nuk më vjen aspak keq që nuk mundem ne të ndihmu. Sa për kush është kush, jam e sigurtë që përgjigjen do ta japin qytetarët. Kështu që deri të shtunën vazhdo të shkosh nëpër Shqipëri si “Robert Çamçakizi” dikur.”

Tags: Edi Ramavoltana ademi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.