Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Del ligji i ri, burg kush vret kafshët, ja sa gjobiteni nëse i braktisni

30/05/2019
Del ligji i ri, burg kush vret kafshët, ja sa gjobiteni nëse i braktisni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese miratoi dje në parim ndryshimet në Kodin Penal, që kanë të bëjnë me dhunimin apo abuzimin me kafshët shtëpiake apo siç njihen në gjuhën e ligjit, kafshët e shoqërimit.

Kjo është ndër të paktat nisma ligjore që janë propozuar nga zgjedhësit dhe jo nga deputetët. Konkretisht, për të depozituar këtë nismë ligjore janë mbledhur 37 mijë firma qytetarësh, të cilët janë interesuar për të mbrojtur kafshët shtëpiake.

LIGJI

Ligji i propozuar nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve ka dënime të ashpra për personat që dhunojnë ato. Konkretisht, lëndimi i tyre apo plagosja dënohet me burg nga 1 deri në tri vite. Konkretisht, në ligjin që kërkohet të miratohet theksohet se: “Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye vret një kafshë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vite.

Cilido që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga katër muaj deri në një vit.

Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye, detyron një kafshë që të kryejë shërbime, punë apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike përkatëse, dënohet me burgim nga një deri në tre muaj ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë”.

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve janë treguar tejet të kujdesshme në parashikimin e neneve ligjore, që të garantojnë mbrojtje sa më të madhe për kafshët e shtëpisë. Në ligj parashikohet se do të ketë dënime edhe në rastet kur kafshët e shoqërimit nuk mbahen në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare apo edhe në rastet kur ato braktisen nga të zotët.

Sipas ndryshimeve të propozuara për Kodin Penal, shprehet se: “Braktisja e kafshëve të shoqërimit ose atyre të mbajtura në robëri përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 30.000 lekë.

Kryerja e veprimeve që bien ndesh me mirëqenien e kafshëve apo mbajtja e tyre në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 200.000 lekë dhe me burgim deri në gjashtë muaj. Një ndër pikat ku ligji tregohet më i ashpër është në rastet kur kafshët përdoren për dyluftime ndërmjet tyre.

Ligji parashikon se: “Cilido që promovon, organizon apo drejton ndeshje mes kafshëve që shkaktojnë vuajtjen apo torturimin e kafshëve, dënohet me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

Pronarët që japin kafshët e tyre me qëllim ndeshjeje apo personat, të cilët vetë ose nëpërmjet të tretëve rrisin apo dhe stërvitin kafshë me qëllim përdorimin apo shitjen e tyre për ndeshje, dënohen me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë”.

Lëndimi i kafshëve

Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye vret një kafshe, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vite.

Cilido që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga katër muaj deri në një vit.
Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye, detyron një kafshë që të kryejë shërbime, punë apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike
përkatëse, dënohet me burgim nga një deri në tre muaj, ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë.

Kryerja e veprimeve që bien ndesh me mirëqenien e kafshëve apo mbajtja e tyre në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 200.000 lekë dhe me burgim deri në gjashtë muaj.

Braktisja e kafshëve

Braktisja e kafshëve të shoqërimit ose atyre të mbajtura në robëri përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 30.000 lekë.

Ndeshja e kafshëve

Cilido që promovon, organizon apo drejton ndeshje mes kafshëve që shkaktojnë vuajtjen apo torturimin e kafshëve, dënohet me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

Pronarët që japin kafshët e tyre me qëllim ndeshjeje apo personat, të cilët vetë ose nëpërmjet të tretëve rrisin apo dhe stërvitin kafshë me qëllim përdorimin apo shitjen e tyre për ndeshje, dënohen me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë.

Tags: burgdenimegjobakafshetLigji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.