Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mediu flet me emra: Ja figurat nga PS dhe PD që mund të jenë në qeverinë tranzitore

15/05/2019
Basha takon aleatët, Mediu: Nuk e duam Ramën kryeministër!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita është e vendosur se vetëm një qeverisje tranzitore me një mandat 6-mujor mund të çojë vendin drejt një stabiliteti, që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu përmend disa emra nga PS dhe PD, të cilët sipas tij janë të denjë për një qeveri tranzitore dhe që mund të bashkëpunojnë me një platformë veprimi.

Fatmir Mediu: Kur unë kam përmendur Arben Malaj, Arta Dade, Rexhep Mejdani, Namik Dokle, Ndre Legisi pra disa autoritete politike të PS nuk është se këndvështrimi im politik është i njëjtë me ta. Por besoj që kanë treguar që kanë autoritet për ti shërbyer interesave të vendit, jashtë këtyre interesave manipulative. Nga ana tjetër kur them Besnik Mustafaj, Anila Godo, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj dhe plot emra të tjerë kanë të bëjnë me disa njerëz që besoj, gjykimi im jam subjektiv ndoshta, kanë një vlerësim nga gjithë opinioni publik për qëndrimet dhe punën e tyre. Pra kanë një lloj integriteti jo vetëm në raportet e brendshme politike, por edhe në raport me opinionin publik. 

Sipas tij mundësi janë dhe përtej emrave politikë,

Fatmir Mediu: Ka mjaftueshëm njerëz nga të dyja krahët që mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin me një platformë të qartë veprimi të qeverisjes për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka edhe akademikë, ka edhe profesionistë të mirë që janë shfaqur në jetën publike me qëndrime të sakta e të qarta për të mos e futur në anonimitet dhe pastaj të jemi viktima të raporteve anonime.

Situata duket se do të jetë edhe më e tensionuar me afrimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ku opozita ka deklaruar se me Ramën kryeministër nuk do të ketë votime./oranews

Tags: fatmir mediuqeveri tranzitore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.