Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rritja e notës mesatare dy javë para provimeve”, ish-deputetja: Frikëson maturantët

13/05/2019
“Koorporata e Investimeve”, Tabaku zbërthen ligjin: Kjo e bën Ramën pronar të çdo pasurie publike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me vendimin e qeverisë për notën mesatare për pranimet në universitet.

Sipas ish-deputetes, rritja e notës mesatare ka sjellë konfuzion te maturantët, dy javë para provimeve.

Tabaku shton se beteja e PD-së do të jetë për të reformuar arsimin dhe për të zhbërë një herë e mirë kalbësirën e Ligjit të Arsimit të Lartë.

“Ministrja e Arsimit me paaftësinë që ka karakterizuar edhe paraardhësen e saj vazhdon të prodhojë gafa me të njëjtin standard si shërbimet ndaj kryeministrit. Dy javë përpara se të nisë sezoni i provimeve të maturës, ministrja nxjerr një VKM në lidhje me notën mesatare. Duke ndryshuar thuajse totalisht skemën e futjes në Universitet pak javë përpara se të nisin provimet. Sakaq maturantët pas këtij urdhri janë të pasigurte, të frikësuar dhe të konfonduar nga ajo çfarë kanë lexuar pak ditë përpara provimit.” shkruan Tabaku.

REAGIMI I PLOTE

Rritja e notës mesatare konfuzion dy javë përpara provimeve!

Padija dhe keqdashësia janë jo rrallëherë larg njëra tjetrës. Ministrja e Arsimit me paaftësinë që ka karakterizuar edhe paraardhësen e saj vazhdon të prodhojë gafa me të njëjtin standard si shërbimet ndaj kryeministrit. Dy javë përpara se të nisë sezoni i provimeve të maturës, ministrja nxjerr një VKM në lidhje me notën mesatare. Duke ndryshuar thuajse totalisht skemën e futjes në Universitet pak javë përpara se të nisin provimet. Sakaq maturantët pas këtij urdhri janë të pasigurte, të frikësuar dhe të konfonduar nga ajo çfarë kanë lexuar pak ditë përpara provimit.

Në 6 vite nuk mbaj mend një udhëzim apo VKM në shërbim të arsimit nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. Si një feud personal dhe i mbushur me paaftësi, pasi prodhoi ligjin klientelist që zbrazi studentët në shesh, pasi gënjeu studentët për gjoja bashkëbisedimin vazhdon të shkatërrojë edhe ato pak arritje të arsimit publik. Sot universitetet publike rrezikojnë falimentimin dhe dështimin, ndërkohë që qeveria ka synimin për ta rrëmbyer dhe pavarësinë e Arsimit Publik duke emëruar kukulla të vjetra apo të reja me urdhër të Ministres së Paditur të Arsimit.

Me këtë gjendje të mjerueshme të arsimit dhe drejtueses së arsimit në vend, nuk është habi që 50% e të rinjve duan të largohen nga vendi. Një në tre të rinj sot është i papunë dhe i dëshpëruar dhe nuk pret të gjejë një punë në Shqipëri, gjithnjë e më pak janë të rinjtë që duan të frekuentojnë fakultetet. Në gjithë këtë zallamahi, ministrja dhe shefi i saj vazhdojnë të prodhojnë urdhra si e si për të rënduar gjendjen e arsimit publik duke vrarë shpresën për arsim dinjitoz dhe për shkollim dinjitoz.

Partia Demokratike nuk premton mrekullinë dhe as utopinë. Beteja jonë do të jetë për të reformuar arsimin dhe për të zhbërë një herë e mirë kalbësirën e Ligjit të Arsimit të Lartë. Ne duam t’i japim të rinjve mundësinë për të zgjedhur, pasi nuk shohim tek qytetarët problemin siç qeveria Rama mendon. Ne tek të rinjtë, tek shqiptarët shohim shpresën dhe motorin e vetëm të ndryshimit. Ndaj do të luftojmë që ditën e parë për t’i dhënë mundësi të rinjve të zgjedhin, për t’i dhënë mundësi atyre që luftojnë për dijen që të jenë të suksesshëm përmes kushteve të barabarta. Ne do të luftojmë që çdokujt të mos i pritet e drejta për t’u shkolluar.

Tags: arsimiish=deputetjajorida tabakumesatarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.