Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mustafaj: Parlamenti ynë është në gjendje asfiksie

09/05/2019
MUSTAFAJ/Ish-ministri i Jashtëm trondit Ramën: Nuk ke marrë ende asgjë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Jashtëm në kohën e Sali Berishës, Besnik Mustafaj, ka deklaruar në rubrikën “Opinion” në studion e News 24 se qeveria nuk do të rrëzohet ditën e shtunë, në protestën e paralajmëruar nga opozita e bashkuar.

“Jo, nuk do të rrëzohet qeveria, nuk shoh paralajmërime. Rrëzimi vjen me disa paralajmërime. Opozita me këto protesta ka hyrë në ciklin që bën gropën pak nga pak, pra ka hyrë në maratonën e saj, që është ende larg, dhe po provon se mbështetësit e saj janë të gatshëm ta ndjekin këtë mënyrë të bëri politikë. Mbetem i shqetësuar se protesta nuk mund të jetë gjithë elementi mbështetës i opozitës.

Por as Parlamenti nuk po bën politikë. Parlamenti është në gjendje asfiksie”, ka deklaruar ish-ministri.

Më tej, Mustafaj ka komentuar gjestin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Samitin e Brdo-Brijunit zhvilluar sot në Tiranë, ku pasi takoi organizatorët e samitit, presidentin shqiptar, atë slloven dhe atë kroat, u largua pa bërë fotografi me ta, siç bënë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Për Mustafajn një gjest i tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, edhe kur vendet nuk kanë pasur marrëdhënie me njëri-tjetrin.

“Vuçiç i dha dorën Metës edhe Presidentes kroate dhe pastaj nuk bëri fotografi me ta. Ai e bëri këtë si karshillëk ndaj presidentes kroate. Gjesti do përgojohet shumë, do përflitet. Nuk ishte një gjë dinjitoze e presidentit, unë nuk e kam parë kurrë. Kanë qenë shtete pa marrëdhënie diplomatike me njëri-tjetrin, që nuk flisnin, por fotografinë e kanë bërë”, është shprehur Mustafaj.

Gjithashtu, politikani shqiptar ka kritikuar dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ka theksuar se ai nuk është koherent dhe ndryshon qëndrim sipas situatës.

“Thaçi ka treguar se nuk ka koherencë. Kthesat e tij janë të zakonshme, ai ndryshon qëndrimin sipas situatës. Replikat mes dy presidentëve vijnw se Thaçi e ka parë se kuotat e tij në Kosovë kanë rënë dhe bashkë me të kanë rëndë dhe pritshmëritë e PD së Kosovës, që është repart i Thaçit dhe që s’ka asnjë shans të marrë mandat të dytë. Këto lloj replikash vijnë për të rikuperuar. Thaçi po përpiqet të rikuperojë elektoratin e humbur në Kosovë”, ka thënë ish-ministri.

Tags: besnik mustafaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.