Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestimi i të birit, reagon Fahri Balliu: E trishtueshme, çojnë pas hekurave djemtë që kanë studiuar në Londër

09/05/2019
Arrestimi i të birit, reagon Fahri Balliu: E trishtueshme, çojnë pas hekurave djemtë që kanë studiuar në Londër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Botuesi i “55” Fahri Balliu ka reaguar për arrestimin e të birit, Klevis Balliu. Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë, ndërsa sot u la i lirë nga gjykata. Ish-deputeti i PD, u përplas me policinë gjatë protestës së të martës tek zona e Astirit. Duke folur në “Top Talk”, pasditen e sotme, Fahri Balliu tha se arrestimi ishte i padrejtë dhe se drejtorët e policisë kishin marrë urdhër politik. Po kështu ai përmendi si argument se janë të lirë trafikantë droge, ndërsa arrestohet i biri i shkolluar jashtë vendit.

“Një gjë mund ta them me bindje: Të çojnë prapa hekurave, e nëpër gjykata djemtë që kanë studiuar në Londër dhe që janë si Klevisi, apo qindra të tjerë që nuk po gjejnë përgjigje në Shqipëri është një trishtim shumë i madh”, tha publicisti Fahri Balliu.

Më tej ai u shpreh se “nga pikëpamja shoqërore, nuk ka rëndësi nëse është i Fahriut apo i dikujt tjetër, por kur gjithë trafikantët e drogës i ke rrugëve, edhe për hajdutët e Rinasit që skemi asnjë lajm, megjithë këto të zeza, shkojmë çojmë deputetët e opozitës në dyert e gjykatave është një trishtim shumë i madh”.

Sipas tij policia ka qenë nën presion për të arrestuar Klevisin. Madje për këtë tha se ka edhe dokumente. “Policia ka luajtur një rol ekstremisht negativ, në gjithë këtë histori. Ne zotërojmë me dokumenta të gjithë dhe në momentin e duhur do i shpallim. Unë jam gazetar, dhe di t’i lexoj veprimet. Një shëmti, e gjitha një histori që nuk na nderon, na turpëron, por turpi është i qeverisë dhe i atyre që i shkaktojnë dhe që u bëjnë presion duke u nisur nga fuqia e postit dhe e mandatit të vjedhur. U bëjnë presion drejtorëve të policisë, shefave të rendit, prokurorisë, i dimë emrat e të gjithëve”, tha Fahri Balliu.

Tags: fahri balliuklevis balliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.