Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali/ Si u falsifikuan firmat për regjistrimin e partisë së Astrit Patozit

06/05/2019
“Bindja Demokratike”, Patozi sqaron ardhjen e partisë së re: Nuk është pronë dhe as biznes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bindja Demokratike nuk plotëson 3000 firmat e kërkuara për themelimin e saj si parti politike dhe si e tillë nuk duhet të ishte regjistruar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora ka zbuluar se pjesa e madhe e anëtarëve që gjenden në listat e themeluesve të kësaj partie, nuk kanë dijeni mbi krijimin e saj.

Gazetarja: Zoti Gentjan Gjoni, apo jo? Atësia Banush.

Qytetari: Po.

Gazetarja: Ju rezultoni në listën e themeluesve të Partisë Bindja Demokratike. Keni shprehur vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Qytetari: Asnjëherë!

Astrit Gjoni: As di gjë fare.Vetëm në TV e kam parë që është firmosur.

Gazetarja: Ka ardhur ndonjë nga përfaqësuesit e kësaj partie të flasë me ju dhe t’ju kërkojë verdiktin ose vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Ardjan Gjoni: Jo, jo !

Gazetari: Është falsifikuar firma jote?

Qytetari: Absolutisht që po ! Unë nuk kam hedhur firmë.

Esmeralda Kasneci: Nuk kam firmosur. Nuk e njoh fare si parti.

Skandali bëhet akoma edhe më i madh teksa një pjesë e emrave në këto lista nuk ekzistojnë në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile, e disa të tjerë rezultojnë jashtë shtetit gjatë kohës së mbledhjes së firmave.

“BOOM” ju kërkoi denoncuesve të shkruanin me dorën e tyre çdo të dhënë si dhe firmat, për të bërë krahasimin e shkrimeve përmes ekspertimit grafik.

Në përfundim eksperti arrin në konkluzionin se nga studimi i 29 nënshkrimeve konstatohet se 22 paraqesin karakteristika të përgjithshme të përbashkëta.

Dy nënshkrimet e denoncueve të “BOOM”, pjesë e formularit që ka shërbyer për regjistrimin e Bindjes Demokratike në gjykatë, rezultojnë të sajuara dhe sipas ekspertit duhet të jenë shkruar nga i njëjti person.

Nisur nga përdorimi i paautorizuar dhe falsifikimi i të dhënave personale me qëllim arritjen e plotësimit të 3000 firmave për themelimin e Partisë Bindja Demokratike, 38 qytetarë i janë drejtuar për ankim Gjykatës së Apelit.

E për të gjitha këto vetë kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, e ka një përgjigje: “Nuk më intereson!”

Tags: astrit patozibindja demokratike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.