Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Jorida Tabaku flet me shifra: Financat e vendit janë në pikën kritike

06/05/2019
“Banka Botërore konfirmon se taksa progresive ka varfëruar më shumë shqiptarët”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jorida Tabaku shkruan se financat janë në ditë kritike.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputetja analizon shifrat sipas të dhënave zyrtare, ku evidenton se janë 17 milionë euro më pak të ardhura nga TVSH ndërsa taksat kombëtare (ku përfshihet dhe taksa e rrugës që dyfishon çmimin e naftës për shqiptarët) rezulton të jetë mbledhur 13.3% më pak (8,4 mln euro më pak).

“Ulja e investimeve do të thotë që qeveria ka reshtur së punuari pasi ulja e shpenzimeve është aq e madhe saqë ka paralizuar thuajse çdo funksion të qeverisë”, shkruan ish-deputetja.

REAGIMI I PLOTE

Shteti duket sikur ka pushuar së ekzistuari! Financat në ditë kritike!

Ndërsa shqiptarët varfërohen në shumicë, aq sa 33 biznese në ditë që prej fillimit të këtij viti kanë mbyllur dyert e tyre, qeveria grumbullon më pak të ardhura. Janë 13 milionë euro që mungojnë në arkën e qeverisë dhe kampion në këtë rekord tëradhës të buxhetit e mban TVSH. Sipas të dhënave janë 17 milionë euro më pak të ardhura nga TVSH ndërsa taksat kombëtare (ku përfshihet dhe taksa e rrugës që dyfishon çmimin e naftës për shqiptarët) rezulton të jetë mbledhur 13.3% më pak (8,4 mln euro më pak). Mungesa e të ardhurave tregon shumë së pari mungesën e konsumit dhe situatën kritike të familjeve shqiptare, e së dyti dështimin me perfshirjen e biznesit te vogël në skemë.

Kjo mungesë e të ardhurave është shoqëruar edhe me mungesën e investimeve, por natyrisht jo kontratave koncesionare që qeveria vazhdon t’i mirëmbajë me kujdes. Nga buxheti dallohet se janë shpenzuar 23,7 mln euro më pak në raport me parashikimin nga ku 21,7 mln euro janëpara të munguara në shpenzimet infrastrukturore të qeverisë. Ulja e shpenzimeve kapitale do të thotë më pak investime nërrugë, infrastrukturë dhe që do të thotë më pak zhvillim.

Kjo gjendje është paralizim i situatës ekonomike dhe shpenzimeve të qeverisë. Ulja e investimeve do të thotë që qeveria ka reshtur së punuari pasi ulja e shpenzimeve është aq e madhe saqë ka paralizuar thuajse çdo funksion të qeverisë. Buxheti 2019 ka qenë një nga më të ulëtit në raport me shpërndarjen e fondeve për bujqësinë, arsimin dhe investimet infrastrukturore por dritëshkurtësia e qeverisë është e tillë saqë ka mbyllur rubinetit për çdo investim. Ndonëse përditë e njëjta qeveri mendon se si të tjetërsojë pronat publike, private dhe çdo fond publik në interesin e tyre personal që fshihet jo rrallë pas aksioneve tek oligarkët që sot qeverisin dhe komandojnë buxhetin, si 6 vite me rradhë.

Tags: financatish-deputetjajorida tabakureagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.