Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Lapsi” habit, papritur ka një falenderim për Berishën

05/05/2019
13 KUSHTET/Nuk ndalet Berisha: Deshtim ekzemplar i Narkoqeverise!
Share on FacebookShare on Whatsapp

E vështirë të besohet por, Portali i njohur Lapsi.al ka habitur me një shkrim falenderues për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjithçka lidhet me përpjekjet dhe denoncimet e Berishës sa i përket projektit për copëtimin e Kosovës.

Sipas Lapsit, “ai qe i pari që denoncoi me pathos, që luftoi ditë pas dite, që nuk iu nda asnjë moment, as Hashim Thaçit, as Edi Ramës dhe as kërkujt që i doli përpara, për mbrojtur idenë e copëtimit të Kosovës”.

Ja çfarë shkruan Lapsi. al në komentin me titull: “Një falënderim për Sali Berishën”

Sali Berisha mund të ketë shumë krime, mëkate dhe padrejtësi mbi shpinë, por sot, në perëndim të karrierës së tij politike, i duhet njohur një meritë e pamohueshme.

Ai qe i pari që denoncoi me pathos, që luftoi ditë pas dite, që nuk iu nda asnjë moment, as Hashim Thaçit, as Edi Ramës dhe as kërkujt që i doli përpara, për mbrojtur idenë e copëtimit të Kosovës.

Ai luftoi që në gusht të vitit të kaluar sapo presidenti Kosovar organizoi atë shfaqjen e shpifur me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës që i kërkonin bashkimin me trojet amë.

Ai i priti preshevarët në zyrën e tij, u bëri me dije se po i përdornin dhe i etiketoi me emër “argatët e Beogradit”.

Ndoshta jo për ekses patriotizmi, – për këtë askush nuk mund të vërë bast, – por për shkak të dosjeve që ka pasur në tryezë dhe si pasojë e propozimeve që ka pasur si ish president dhe kryeministër i vendit, ai lëshoi i pari alarmin se ideja e ndryshimit të kufijve qe një ide e pastër serbe.

Pas tij dhe polemikës së fortë që pati me Hashim Thaçin, një nga një u pozicionuan kundër atij që fillimisht na e shitën si plan amerikan edhe LDK edhe Vetëvendosja edhe më pas shumë faktorë të tjerë shqiptarë.

Po të shikohet kalendari, Sali Berisha ka meritën se foli rreth dy javë më parë sesa të dilte publikisht kancelarja Merkel.

Ai ka meritën se ka marrë peshë në këtë betejë pothuaj sa e gjithë PD-ja dhe opozita bashkë.

Prandaj, sot kur “profecia” e tij, ka rezultuar e vërtetë, kur në më se dy intervista Aleksandar Vuçiç ka pranuar se plani i copëtimit të Kosovës ishte i tij, kur ai ka thënë se përpjekja u bë për të mos lejuar që Kosova të fitonte sovranitetin me territorin e saj të plotë, Sali Berisha e meriton një falënderim me gojën plot.

Beteja e për denoncimin e planit të Vuçiçit dhe e mbështetësve të tij shqiptarë, ishte sa vetmitare aq edhe epike. Ajo është një nga ato momente që shkruhen në historinë plot zigzage të një burri shteti./lapsi

Tags: lapsi.alsali berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.