Sot me rastin e 5 Majit, ditës së Dëshmorëve politika shqiptare zhvilloi homazhe në varrezat e të rënëve për liri.
Por krahas tyre u panë edhe mbështetës të partisë komuniste dhe ish- diktatorit Enver Hoxha.
Me pankarta në duar dhe me grushtin lart ata u përkulën para monumentit Nënë Shqipëri.
Kjo shfaqje ka 6 vjet që jepet jo vetëm më 5 Maj por edhe me 29 Nëntor dhe disa herë të tjera gjatë një viti kalendarik.





