Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, reagon kandidati shqiptar: I ka tejkaluar pritshmëritë tona…

22/04/2019
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, reagon kandidati shqiptar: I ka tejkaluar pritshmëritë tona…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati shqiptar për kryetar shteti në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, u shpreh i kënaqur nga rezultati që ka arritur në këtë cikël zgjedhor teksa tha se i ka kaluar pritshmerite e tyre.

Ai tha se në komunat shqiptare ka fitore 3 me 1 ndaj kundër kandidatëve, ndërsa shtoi se ka marrë vota në çdo komunë maqedonase.

Sipas tij, partitë në pushtet kanë ushtruar një presion të madh kundrejt votuesve shqiptarë dhe se elektorati është i kapur.

“Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqin 3 me 1 ndaj kandidatit të dytë, ndërsa në të gjitha komunat maqedonase kemi marrë vota. Kjo është për t’u shënuar sepse koncepti ynë “Me Republikën”, me ligjin mbi të gjithë është koncept universal për të cilin do të votojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim fe, kombi bile dhe partiake. Vota për mua në komunat maqedonase më jep shpresë se vendi ynë do të jetë shtet i të gjithëve. Rreth 80 mijë vota janë korpus politik i ndryshimeve në Maqedoni i cili më nuk mund të injorohet, këto vota deligjitimuan politikat e mëparshme jo vetëm të partive shqiptare në pushtet por edhe të atyre maqedonase. Ky korpus është një pranverë e re politike në zgjedhjet e parlamentare që do të mbahen shpejtë. Iu uroj suksese dy kandidatëve që shkojnë në rrethin e dytë”,-tha Reka.

Sipas numërimit të 76% votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri në orën 22:00, votuesit e vendit në këto zgjedhje presidenciale kanë votuar në këtë mënyrë:

Për Blerim Rekën 61.754 apo 11,76%;

Gordana Siljanovskën 217.022 apo 41,34% dhe

Stevo Pendarovskin 224.113 apo 42,69%.

Ndërsa vota të pavlefshme ka 21.618 apo 4,12%.

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova do të garojnë në balotazh më 5 maj dhe mes tyre pritet të shpallet edhe presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut.

Tags: kandidatimaqedonia e veriutrekashqiptarZGJEDHJET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.