Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kërbaç ndaj qytetarëve”, PD flet me shifra: Rama burgos për suvatime, dhe nuk dënon grupet kriminale

17/04/2019
“Kërbaç ndaj qytetarëve”, PD flet me shifra: Rama burgos për suvatime, dhe nuk dënon grupet kriminale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia  Demokratike ka vijuar dhe ditën e sotme me të tjera denoncime dhe akuza ndaj qeverisë, duke iu referuar fakteve që ata kanq mbledhur.

Këtë herë nga selia blu, ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për organin gjyqësor dhe lidhjet me qeverinë Rama.  Ai thotë se jepen çdo ditë dënime për ndërtime pa leje apo suvatime por nuk jepen dënime për grupet kriminale.

“Në Shqipëri mbretëron krimi i organizuar, vendi gëlon nga tritolet, zjarrvëniet, grabitjet e armatosura, droga sheshit, vrasjet mafioze dhe rrëmbimet pa autorë rriten, por Rama dhe qeveria e tij ndëshkon të pamundurit, dhunon protestuesit, flak nga banesat qytetarët dhe godet gra e fëmijë”,– ka thënë Salianji.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Edi Rama shërbëtor ndaj krimit, gangster ndaj qytetarëve të pambrojtur e të pamundur.

Edi Rama erdhi në pushtet nëpërmjet projektit politik të bashkëpunimit me krimin dhe sjellja e tij në pushtet është shpërblimi i krimit me prona dhe asete publike, me emërime në administratën e lartë nga deputetë, kryetarë bashkie e drejtora të rëndësishëm.

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me emër dhe mbiemër gjithë strukturën  dhe infrastrukturën kriminale në Shqipëri, ashtu siç kemi denoncuar edhe lidhjet e qeverisë me bandat më famëkeqe ne vënd.

Edi Rama në funksion të krimit dhe për të lehtësuar bandat kriminale vendosi ministra përfaqësues të krimit, deputetë në lista si propozues të krimit.

Sot Edi Rama është i rrethuar dhe për fat të keq gjithçka ne kemi deklaruar po faktohet nga strukturat më të specializuara dhe nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.

“Shqipëria është shndërruar në një vënd tranziti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjërësisht nga elementë të krimit të organizuar, evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe heroinës në Shqipëri” – Raporti i DASH.

“Grupet mafioze italiane, shqiptarët dhe bandat motorike të jashtëligjshme janë lojtarët kryesorë të krimit në Kontinent. Aktualisht krimi i organizuar përbën rrezikun më të lartë për sigurinë e brendshme të BE” – deklaroi dje Europol, duke e veçuar krimin e organizuar dhe mafian shqiptare si rrezik.

Prej këtij treguesi të lartë të nivelit të kriminalitetit me mbështetje shtetërore në Shqipëri, Parlamenti Holandez votoi propozimin për rikthimin e vizave.

Për shkak të projektit politik të Edi Ramës qytetarëve shqiptarë po ju rrezikohet lëvizja e lirë, për shkak të bashkëpunimit me krimin shqipëria ka 6 vite që nuk avancon por bën hapa pas në rrugën drejt BE.

Gjendja reale e kriminalitetit, e krijuar për shkak të bashkëpunimit të krimit me qeverinë po jau nxin faqen shqiptarëve, të cilët nuk e meritojnë që për interesat kriminale të qeverisë, të shihen si delja e zezë në Evropë.

Në Shqipëri mbretëron krimi i organizuar, vendi gëlon nga tritolet, zjarrvëniet, grabitjet e armatosura, droga sheshit, vrasjet mafioze dhe rrëmbimet pa autorë rriten, por Rama dhe qeveria e tij ndëshkon të pamundurit, dhunon protestuesit, flak nga banesat qytetarët dhe godet gra e fëmijë.

Politika e Ramës është kërbaç për qytetarët dhe lëpirje për krimin. Shifrat e tmerrshme të nxjerra nga gjykatat tregojnë se shteti i Ramës dënon brenda dy vitesh 2156 familjarë për pamundësine e pagesës së energjisë elektrike, 8 prej të cilëve në moshë të mitur, mijëra të tjerë për suvatime oborresh apo ndërtime stallash dhe nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të dënuar.

Ne do t’i japim fund shtetit personal të Ramës dhe bandave të tij, ne do të çmontojme grupet kriminale dhe do ta bëjmë Shqipërinë vendin e sundimit të ligjit, vend ku mbizotëron shteti ligjor, ku dënohen banditët e kriminelët dhe garantohen qytetarët, ne do ta rikthejmë në detyre policinë e marrë peng nga Rama dhe ushtarët e tij.

Tags: burgjedeklaratedenimeervin salianjiqeveriaRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.