Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mijëra qytetarë vërshojnë drejt Tiranës, nuk e duan më qeverisjen e Rilindjes

13/04/2019
Paloka ka edhe 2 motive te reja per protesten
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike në Durrës ka vënë në dispozicion dhjetra autobusë për të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të udhëtojnë me mjetet e tyre personale drejt Tiranës.

Sipas PD-së, autobusët janë vendosur njëri tek selia blu në qytet, por ka edhe të tjerë në dispozicion të qytetarëve dhe protestuesve tek Muzeumi, Këneta, Sukthi dhe në Manëz.

Burimet brenda PD-së në Durrës i thanë “BalkanËeb” se gjithsej në dispozicion të qytetarëve janë 20 autobusë, konkretisht 10 të tillë me nga 50 vende dhe gjysma tjetër me 30 vende. Gjithashtu po sipas PD-së, pritet që të udhëtojnë drejt Tiranës edhe 5 mijë qytetarë të tjerë të organizuar me autovetura. Nisja e tyre drejt Tiranës do të bëhet nga ora 16:00.

Edhe qytetarët e Shkodës i janë bashkuar protestës së opozitës, e cila do të mbahet në orën 18: 00. Mbi 10 autobusë dhe makina private janë drejt Tiranës.

Kryetari i PD Shkodër, Xhevdet Amuli tha se Shkodra çdo here ka qenë në krye të protestave, duke shtuar se, “ka 1001 arsye për të protestuar”.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar prej një muaji takime në të gjitha qytetet e vendit, ku kanë ftuar qytetarët të që bëhen pjesë e kësaj proteste. Sipas tyre, largimi i Edi Ramës, është zgjidhja për ngërçin politik dhe kthimin e ligjshmërisë në zgjedhje. Për këtë opozita kërkon zgjedhje të parakohshme.

Në Qarkun e Elbasanit mbi 2500 protestues janë tashmë në nisje drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës që nis rreth orës 18:00 të pasdites së sotme.

Kreu i Degës së PD-së në Elbasan, Eugen Isai ka deklaruar se në protestën e sotme të opozitës janë nisur të paktën 1500 elbasanas, ndërkohë nga Bashkia e Cerrikut kanë konfirmuar pjesëmarrjen 300-330 persona. Nga bashkia e Peqinit, sipas degës së PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen 270 persona.

Nga Bashkia e Librazhdit, sipas degës së PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen 370-400 persona, ndërsa nga Bashkia e Prrenjasit, sipas degës së PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen 250-300 persona.

Ndërsa sipas kreut të PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj, janë rreth 2000 mbeshtetës të PD nga bashkitë Vlorë dhe Selenicë që do t’i bashkohen protestës në Tiranë. Organizimi është me autobusa dhe mjete private.

Ndërkohë ga ana tjetër, qindra kuksianë dhe mbështetes te PD janë nisur drejt Tiranës për tiu bashkuar thirrjes së Lulzim Bashës për ti dhënë goditjen e fundit fatale të qeverisë së kryeministrit Rama.

Drejtues te PD bënë të ditur se është një pjesmarrje e madhe për këte proteste. Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati tha se qytetaret kuksiane dhe mbështetesit e PD janë nisur me autobuzë dhe me makina personale drejt Tiranës.

Disa orë para fillimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë, kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu shkruan se “sot është dita e protestës së madhe kundër qeverisë së korruptuar.Kukësi është ndër të parët qytete dhe ndër të vetmit që i ka thyer dhëmbet hajduteve të pushtetit”.

Tags: protesta e opozites 13 prill

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

18/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.