Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Dislokimi i Forcave Ushtarake është antikushtetues dhe një provë e rënies së shtetit

10/04/2019
Basha: Studentët në familje me pak të ardhura nuk do të paguajnë asnjë tarifë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas  njoftimit të Ministres së Brendshme, Olta Xhaçka e më pas edhe konfirmimit nga kryeministri Rama, se rreth perimetrit të sigurisë së aeroportit do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura.

Nga Vlora, Basha thotë se dislokimi i Forcave Ushtarake është antikushtetuese dhe një provë e rënies së shtetit dhe kapitullimit të policisë së Shtetit.

Deklarata e Bashës:

Në fund të një takimi të jashtëzakonshëm dhe plot energji në Vlorë, dua ti kujtoj gjithë qytetarëve shqiptarë se njeriu që solli krimin në qeveri dhe në parlament, dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe policinë shqiptare, është përgjegjesi kryesor për ngjarjen më të rëndë të Sigurisë Kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi në Rinas.

Cënimin e sigurisë përmes grabitjes së armatosur të linjës ndërkombëtare Tiranë-Vjenë. Ndaj, ndonëse dislokimi i forcave të armatosura ushtarake, në mënyrë totalisht antikushtetuese dhe të paligjëshme, është një provë e rënies totale të shtetit dhe të kapitullimit të policisë para krimit. Asnjë alibi dhe fshehje pas aferave të dështuara korruptive mes Edi dhe Olsi Ramës dhe kompanisë koncensionare, nuk do të mbulojë përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë të Edi Ramës, që e ka sjellë vendin në kushtet e një grushti shteti kushtetues, përmes kapjes së Parlamentit dhe zgjedhjeve me krimin, dhe tani do ta sjellë në kushtet e një grushti të vërtetë shteti për të dislokuar trupat ushtarake, tani që policia qartësisht ka dështuar të kontrollojë sigurinë dhe rendin, siç nuk ,mund ta kontrollojë asnjë polici, kur krimi është i lidhur me qeverinë.

Ndaj rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas po kudo ku ajo është e tronditur nga tritoli, vrasjet dhe grabitjet, nuk është as largimi i konçensionarit, as largimi i policisë dhe as kthimi i Shqipërisë në një Juntë ushtarake, por është largimi një orë e më parë i shkaktarit të kësaj gjendje, Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale në pushtet. Përshëndetje nga Vlora!

Tags: Edi Ramagrabitja ne RinasLulzim Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.