Një tritol i është vendosur depos së Ujësjellësit në fshatin Kopacez në Delvinë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ujësjellësi në fjalë furnizon me ujë disa fshatra të Delvinës.
Policia prej ditës së djeshme ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.





