Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Blerta, kjo qeveri nuk ju meriton”

12/03/2019
“Blerta, kjo qeveri nuk ju meriton”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reagimi i kryetarit të partisë ZGJIDHJA, Koco Kokedhima pas lirimit nga detyra të efektives së ‘Shqiponjave’

POSTIMI I KOCO KOKDHIMES:

Gruaja në foto është Blerta Dervishi. Ishte në krye rë rezistencës 6 orëshe të banorëve që dje kundërshtuan nxjerrjen me dhunë dhe pa vendim  gjykate nga banesa ku jetojnë 14 frymë.

U mor zvarrë nga policët, mbrojti me trup portën e hekurt, që huliganët e sjellë nga Shërbimi Përmbarimor donin ta hidhnin në tokë për të zaptuar pronën ku pritet të bëhet pallat dhe atëherë kur mundte ngushëllonte të moshuarin me patericë që shihte në ditë të pleqërisë se si po i merrej streha 70-vjeçare.

Qeveria e uzurpatorëve nuk mund t’ia falte këtë qëndresë qytetare dhe paqësore Blerta Dervishit. Dje ata nuk arritën t’ia merrnin banesën as me policë as me përmbarimorë, por u hakmorrën paturpësisht, duke e lënë pa punë.

Sot, drejtuesit e policisë së Tiranës, vendosën ta largojnë Blertën nga puna si efektive pranë Repartit ‘Shqiponja’, me motivacionin se ka penguar kolegët në ushtrimin e detyrës.

Çfarë hipokrizie qeveritare! Nga kryeministri që justifikohet se s’mund të diktojë vendimet e gjykatave, te ministri i Brendshëm që dje qortoi policët se nuk vepruan me mendje dhe me zemër dhe që sot nxjerr një grua të papunë, deri te drejtori i ri i policisë së Tiranës që zëvendësoi atë që u shkarkua, zyrtarisht, pas dhunës ndaj banorëve.

Ajo merionte sot një dekoratë, sepse, edhe në momentet më të vështira të jetës së saj, edhe pse e dhunuar nga kolegët dhe huliganët e Përmbarimit, arriti të kryejë detyrën e efektives, duke i hequr banorit të dëshpëruar sëpatën me të cilën kërkonte dëshpërimisht të mbronte pronën e dhunuar.

Blerta, kjo qeveri nuk të meriton. As kjo Polici e Shtetit nuk i meriton njerëzit si ty. Ne jemi me ju!

 

Tags: blerta shqiponjakoco kokedhimaPERMBARIMI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.