Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kot vononi shpalljen e orës së seancës”, Paloka: Do jemi ca më shumë këtë herë

04/03/2019
Saimir Tahiri “fut në thes” edhe kreun e SHISH, ja si po e pengon punën e Komisionit Hetimor Helidon Bendo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar gjithashtu për vonesën e publikimit të orarit nga Gramoz Ruçi për seancën parlamentare të nesërme.

Paloka shkruan se është e kotë kjo vonesë, pasi ata që e kanë ndarë mendjen do të jenë aty ku e ndjejnë se duhet të jenë.

Paloka ka dhe një thirrje për ata që duan të protestojnë dhe për ata që nuk zgjedhin të protestojnë.

REAGIMI I PALOKES

Kot e vonon shpalljen e orës së seancës. 

Ata që e kanë ndarë mendjen jane bërë sy e veshë e presin. Do lënë çdo gjë e do jenë aty ku e ndjejnë se duhet të jenë. Këtë herë do kesh edhe nga rrethet se i ka bërë Berisha rrugët dhe nga Kukësi për një ore je në Tiranë.

Do jemi ca më shumë këtë herë dhe pak me “të gjallë” se ai gazi na ka ngacmuar ca nerva që na kishin mbetur të fjetura.

Kam një thirrje vetëm për ata që kur njerzit protestojnë, kanë qejf të sodisin nga televizionet e kafeneve; ne se nuk vini në protestë po për arsyet tuaja keni qejfin të rrini në kafe, zgjidhini kafet sa më larg…

Ndërsa ju biznesmenë, pronarë dyqanesh e baresh që e dini, si shumica e shqiptarëve, se kjo qeveri duhet larguar për të mirën e të gjithëve, mos mendoni ate ditë për ato pak lekë që nuk do merrni po mbyllet qepenat. Shihni me larg.

Se pari, kjo është një rrugë pa kthim dhe sa më shumë të qëndrojë në atë karrige Rama, aq më shumë do përkeqësohet situata edhe për ju. Pra sa me parë të bashkoheni për të larguar Ramen aq me të vogla do jenë pasojat.

Së dyti, mos mendoni se çfarë humbni në një ditë, po çfarë do fitoni në vazhdimesi me largimin sa me të shpejtë të monstrës, kur hapsirat të krijohen për të gjithë e jo vetëm për pesë kokrrat që mban Rama.

Sakrifikoni pak sot që mos shkojme në sakrifica të papranueshme nesër.
Rama ka mbetur vetëm me ca zaberhane e shërbetorë të zhgerryer si ai . Nuk e shihni ; kryeminister qe fshihet; Parlament që mblidhet në ilegalitet. Mendon se me dhunë do qendrojë ca ditë më shumë, po në fakt sa zgjat agonine e tij e për fat të keq dhe rrezikun për të gjithë, për ditë shumë më të veshtira.

Prandaj sa më parë të bashkohemi të gjithë kundër tij, aq me shpejt do dali drita…

Kjo për atë qe me gaz e tela me gjemba mendon se do të zgjasi ditët e tij në pushtet.

Tags: palokaparlamentiPDprotesta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.