Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Tre kushte për zgjidhjen e krizës! I përgjigjet edhe ndërkombëtarëve

27/02/2019
Basha: Tre kushte për zgjidhjen e krizës! I përgjigjet edhe ndërkombëtarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas takimit me një grup eurodeputetësh, kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmendi tre kushtet për rikthimin e normalitetit politik në vend. Ai iu përgjigj edhe deklaratave të ndërkombëtarëve për ruajtjen e stabilitetit në vend.

Deklarata e Bashes:

Largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga për rikthimin e legjitimitetit politik të institucioneve në mënyrë që të zgjidhen nga njerëzit dhe të punojnë për njerëzit.

Në këtë fazë të rëndësishme ku ndodhet vendi ynë, në këtë fazë ku synohet çelja e negociatave për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian, detyra jonë është t’ju shpjegojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar dhe si rezultat i tolerimit të Edi Ramës, për futjen e kriminelëve në Parlament në vitin 2013, mbjelljen e kanabisit në vitin 2015, kalimi nga marihuana tek heroina dhe kokaina, tani tek pastrimi i parave dhe kthimi i krimit të organizuar në faktor vendimtar në procesin elektoral, ka shkatërruar stabilitetin e vendit.

Unë kurrë nuk do të komentoj deklaratat e askujt sepse kam një punë shumë më të rëndësishme për qytetarët shqiptarë. Nuk më intereson fare se çfarë kuptohet mes rreshtave, poshtë dhe sipër tavolinës. Edhe një herë, unë nuk merrem me komente dhe deklarata të misioneve të huaja. Me durim do t’ju shpjegojmë se përqasja stabilitet mbi demokracinë ka dështuar se sot në Shqipëri nuk ka as demokraci dhe as stabilitet dhe se kjo ka vendosur një autoktrat të lidhur me Niçet e krimit.

 “Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.

Nuk do të ketë një 2017-t tjetër me Edi Ramën. Edi Rama e mori 2017-n, për të shmangur konfliktin civil dhe e ktheu në dosjen 339. Provon dhe është maja e ajsbergut se si Edi Rama dhe vartësit e tij shkatërruan procesin zgjedhor bashkë me krimin e organizuar që të kapnin tepsinë që sot është në duart e Edi Ramës. E vetmja zgjidhje është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe që t’i zgjidhë duart prokurorisë që të gjithë këta që janë kapur nga Vangjush Dako, tek Damian Gjiknuri, nga Safet Gjici tek Taulant Balla, që janë kapur duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur votat të shkojnë para drejtësisë. 

Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Shqipërisë, 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.

Tags: Bashamonika kryemadhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.