Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacion në dy shtete: Kapen 33 persona, 5 në Shqipëri

26/02/2019
EMRI & FOTO/ EMËROHET DREJTORI I RI I POLICISE SË SHTETIT
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria u përfshi në një operacion të përbashkët ndërkombëtar në fushën e trafikut të drogërave të forta, i koduar “METROPOLIS”, ku kanë rënë në pranga 5 persona.

Njësia Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat e Shkodër, në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve me Interforcën Italiane dhe Karabinierinë e Breshias Itali, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasve:

  • G.S., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
    • S. D., 43 vjeç, lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë.
    • E.H., 39 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.
    • A. M., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.
    • L. P. 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Njësia Operative Radiomobile e karabinierëve të Breshias/Itali, në muajin mars të vitit 2015, ka nisur hetimin në lidhje me aktivitetin kriminal në drejtim të importimit në sasi të mëdha të lëndëve narkotike të llojit kokainë, nga Hollanda në drejtim të Italisë.

Në përfundim të hetimeve, Gjykatësi për Hetimet Paraprake i Gjykatës së Breshias/Itali, ka dhënë masat e arrestit ndaj 39 subjekteve.

Në këto masa përfshiheshin dhe shtetasit shqiptarë që ndodheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimi për në Itali.

Në përfundim të operacionit të përbashkët “METROPOLIS” me autoritetet policore italiane, u arrestuan gjithsej 33 persona, nga këta 5 persona në Shqipëri, ndërsa 6 persona të cilët nuk janë kapur ende, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po vijon puna për kapjen e tyre, tha drejtori I Përgjithshëm I Policisë, Ardi Veliu, në një konferencë për shtyp sot në Tiranë.

Policia e Shtetit është e angazhuar për të rritur forcën goditëse në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjetra ligjzbatuese dhe me partnerët ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar, korrupsionit, trafiqeve të paligjshme dhe akteve terroriste që cenojnë sigurinë e jetës së qytetarëve apo sigurinë kombëtare.

Tags: Ardi veliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.