Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazeta e Vatikanit: Pasiguri e plotë në Shqipëri

24/02/2019
Vatikani nxjerr dokumentat  “tepër sekret” për Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazeta zyrtare e, L’Osservatorio Romano ka publikuar një artikull të saj rreth situatës së tensionuar politike në vend. “Pasiguria është e plotë”, shkruan kjo gazetë duke e vënë gishtin tek tranzicioni i gjatë i vendit.

“Shqipëria qeveriset nga një regjim që shkel Kushtetutën dhe ligjet për të mbrojtur krimin e organizuar”. Janë fjalë të ashpra ato që u përdorën nga lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, i cili është kthyer tashmë në simbolin e protestave, që prej disa ditësh ziejnë në Shqipëri.

Të martën, Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, i qendrës së djathtë, forca kryesore politike e opozitës shqiptare, dha dorëheqjen nga Parlamenti bashkë me 62 deputetë. Një xhest radikal, i kritikuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, por që të bën të kuptosh sesa serioze është përplasja politike në Shqipëri.

Pasiguria është e plotë. Të enjten u mbajt një protestë tjetër në kryeqytet. Mijëra persona zbritën në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeminsitrit Edi Rama, i Partisë Socialiste, i akuzuar për korrupsion dhe për bashkëpunim me klanet mafioze. Frika është se mos degjenerimi i protestave mund të vërë në diskutim nisjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, një vendim që është programuar për t’u marrë në qershor.

Në të vërtetë, per të kuptuar plotësisht krizën shqiptare, duhet të bësh një hap mbrapa.

Tirana, si të gjitha vendet e tjera ballkanike, paguan akoma çmimin e një tranzicioni shumë të gjatë dhe ende të papërfunduar nga komunizmi në demokraci. Nuk duhet harruar se regjimi i drejtuar nga Enver Hoxha, që zgjati për më shumë se 40 vjet u karakterizua jo vetëm nga dhuna e shfrenuar e brendshme, por edhe nga izolimi.

Mbështetës i një stalinizmi të ashpër, Hoxha i prishi raportet me diktatorin jugosllav Tito dhe me Bashkimin Sovjetik të Hrushovit, derisa doli edhe nga Pakti i Varshavës.

Për fat të keq, Shqipëria demokratike, pavarësisht premtimeve të drejtuesve dhe reformave të munguara, nuk ka dalë akoma nga ai izolim i hekurt.

Tags: vatikan rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.