Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/E qëlloi 3 herë me çifte biznesmenin grek, shqiptari kapet në Belgjikë pas një viti

14/02/2019
DETAJE/E qëlloi 3 herë me çifte biznesmenin grek, shqiptari kapet në Belgjikë pas një viti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia greke ka zbardhur vrasjen e Aleksandro Stamatiadhi, biznesmenit grek të ekzekutuar një vit më parë gjatë një grabitjeje me armë në banesën e tij.

Mbrëmjen e së mërkurës, burime policore publikuan në mediet greke detaje të operacionit, të cilat çuan në arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, Genci Pepa, nga Lushnja, banor në Athinë, i cili u arrestua në Belgjikë me një kartë identiteti greke të falsifikuar.

Policia greke thotë se Pepa ka kuptuar që autoritetet greke e kishin identifikuar dhe e kishin vënë në vëzhgim, ndaj mundi të largohej në Belgjikë, me destinacion final Britaninë e Madhe, vend në të cilin kanë gjetur strehë shumë prej anëtarëve shqiptarë të botës së krimit.

Autoritetet thonë se Pepa ka qenë në banesën e viktimës në kohën që ai është qëlluar, madje sipas bashkëshotes së viktimës ka qenë ai, që shtiu 3 herë me çifte mbi viktimën.

Burimet policore thanë se mundën të identifikojnë automjetin e përdorur prej grabitësve për t’u larguar nga vendngjarja, si dhe gjetën në të njolla gjaku, të cilat pasi verifikimit rezultuan të ishin pika gjaku të një derri të egër.

Menjëherë autoritetet greke nisën kërkimet në rrjetet sociale dhe gjetën që i dyshuari Genc Pepa kishte publikuar foto me derra të egër të gjuajtur prej tij. Në vazhdim mundën të gjejnë armën dhe prej ekspertizës balistike rezultoi se ishte pikërisht ajo arma e krimit.

Me metoda të tjera shkencore u bë e mundur edhe konfirmimi se autori Pepa, së bashku me 3 shtetas të tjerë shqiptarë, tashmë të identifikuar dhe të strehuar në Shqipëri, janë autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit grek dhe grabitjeve në zonën rezidenciale të Athinës, “Politia”.

Vlen të theksohet se i dyshuari Genc Pepa përdorte një biznesin e tij të zyrës artistike, me të cilën organizonte koncerte në zona të ndryshme të Greqisë për të pastruar paratë e aktivitetit kriminal të shitjes së drogës dhe grabitjeve të dhunshme.

Ai ishte dënuar më parë për trafik klandestinësh dhe ishte prej kohësh nën mbikëqyrjen e autoriteteve greke për aktivitete të paligjshme. Ai pritet të ekstradohet gjatë muajit të ardhshëm në Greqi, ku do të përballet me akuza tepër të rënda./tch

Tags: biznesmenigrekuSHQIPTARIvrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.