Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja kush është profesori shqiptar që abuzoi për 1 vit e 6 muaj me të miturën

06/02/2019
Ja kush është profesori shqiptar që abuzoi për 1 vit e 6 muaj me të miturën
Share on FacebookShare on Whatsapp

39 vjeçari Shkëlzen Xhekaj, mësimdhënës në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, dyshohet se për gati dy vite ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën A.G, e cila më pas dyshohet se u përdhunua edhe nga polici Vesel Veseli. Për historinë me arsimtarin e saj vajza e mitur kishte raportuar në Polici, por i kishte tërhequr më vonë deklaratat. Pas publikimit të rastit të saj, mësimdhënësi Xhekaj u suspendua për të dytën herë, për shkak të raporteve me të miturën deri në një vendim të Gjykatës. Express gjatë ditës ka qëndruar në Drenas, nga ku sjell rrëfimin për rastin

Në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, mësimi të mërkurën po vazhdonte si zakonisht. Vetëm një ditë më parë, u bë e ditur se njëri nga profesorët e kësaj shkolle kishte abuzuar seksualisht me një të mitur, gjithashtu nxënëse në këtë shkollë.

Edhe pse mbi të po rëndonin këto akuza, Shkëlzen Xhekaj që jepte “Teknologji Informative”, kreu gjatë ditës orët që i kishte me nxënësit.

Ai, ishte shumë i bindur se asgjë nga ato që kishte deklaruar e mitura A.G (emër i njohur për redaksinë), nuk ishin të vërteta, e thirrej mbi një vendim të prokurorisë që kishte pushuar hetimet për këtë rast.

Gazeta Express gjatë ditës ka qëndruar në Drenas, nga ku ata që dinin mirë për rastin kanë dhënë rrëfimin e tyre.

Fillimisht arsimtari Xhekaj, tha se nuk ka çka të deklarohet për media, duke shtuar se drejtësia kishte vendosur pro tij.

Mirëpo, në një prononcim për Express, drejtori i shkollës, Valdet Istogu, kishte rrëfyer për rastin, duke shtuar se Xhekaj ishte suspenduar për një kohë, e edhe pasi kishin pushuar hetimet, Drejtoria Komunale e Arsimit, për gati katër muaj kishte hezituar që të njëjtin ta kthente në mësim.

“Ishte suspenduar deri sa të merrte vendim gjykata, kështu kishte vendosur DKA’ja. Drejtoria e ka pru vendimin. Gjykata me vendim e kishte shpallë të pafajshëm, edhe e ka çu letër edhe drejtorisë komunale që me e rikthy në vendin e vetë të punës. Edhe para se me ndodh kjo as nxënësi as prindi nuk janë ankuar te ne që mësimdhënësi në fjalë pe kushtëzon apo pe ngacmon” tha Istogu.

Tags: abuzim seksualKosoveprofesor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.