Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshon skema për punësimin e mësuesve, ministrja: Ja prioritetet

25/01/2019
Ndryshon skema për punësimin e mësuesve, ministrja: Ja prioritetet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Skema e vlerësimit të mësuesve me qëllim punësimin e tyre, do të pësojë sërish ndryshime.

Ky është edhe shkaku i pezullimit të procedurës së dorëzimit të dosjeve në Drejtoritë Arsimore Vendore prej gati një muaji. Detajet që do të jenë pjesë e udhëzimit që parashikon lëvizjet paralele, emërimet dhe largimet nga puna të mësuesve i sqaroi një ditë më parë vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një dalje publike për mediat.

“Jemi në proces të përfundimit të një rregullimi të udhëzimit numër 38, që për shumicën e njerëzve që po na shohin nuk ka kuptim, por mësuesit e dinë shumë mirë se ky është udhëzim, me të cilin rregullohet punësimi i tyre dhe Drejtoritë Arsimore, Zyrat Arsimore duhet ta respektojnë me përpikëri”.

NDRYSHIMET

Janë tri ndërhyrje në udhëzim që lidhen me peshën e treguesve të caktuar në dosje, punësimin e mësuesit ndihmës, si dhe punësimet e mësuesve të lëndëve të përgjithshme në shkollat profesionale. Së pari, mesatarja e bachelor-it dhe masterit, si dhe njohja e mirë e një gjuhe të huaj do të kenë më shumë vlerë në listën e treguesve që finalizojnë vlerësimin e dosjes personale të çdo mësuesi, e cila ka 30% të peshës totale të pikëve në renditjen për punësim.

“Do të definojmë pikët e vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për mësues, duke iu dhënë përparësi kandidatëve që e njohin një gjuhë të huaj, si dhe kandidatëve që kanë dalë mirë në rezultatet e studimeve për t’u bërë mësues”, deklaroi Shahini në daljen e djeshme për mediat.

Një tjetër çështje me interes janë mësuesit ndihmës, të cilëve kjo administratë iu ka dhënë prioritet më shumë se asnjëherë tjetër, duke e çuar numrin e tyre mbi 700 në rang vendi. Në udhëzim do të ketë një nen të veçantë, me kushtet që duhet të plotësojnë këta të fundit për të qenë pjesë e trupës pedagogjike ndihmëse në një shkollë.

“Emërimi i mësuesit ndihmës do të bëhet vetëm përmes portalit. Prioritet kanë mësuesit, të cilët kanë një arsimim te pedagogjia speciale. Nëse nuk ka në portal mësues që e kanë këtë arsimim, atëherë do të merren më të mirët nga cikli, i cili ka nevojë për mësues ndihmës. Nëse është cikli i ulët, mesëm apo i lartë, merret më i miri në portal dhe kanë përparësi ata që kanë kryer një trajnim për mësues ndihmës”, sqaroi ministrja.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me shkollat profesionale, të cilat do të pranojnë edhe mësues të përgjithshëm, ndonëse nuk varen nga Ministria e Arsimit. Me këto ndryshime, që kanë mbajtur pezull edhe testimin e “Mësues për Shqipërinë”, i cili duhet të ishte kryer deri më tani, sipas ministres, mbyllet cikli i punësimeve dhe rregullohet një problematikë në shkollat e arsimit profesional, që janë nën mbikëqyrje të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Me bashkëpunimin e ri, punësimi i tyre do të bëhet sipas rregullave të portalit, që i nënshtrohet çdo mësues në vend.

Tags: besa shahiniMesuespunesim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.