Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Që nga Kodi i Kanunit e deri tek trafikimi, publikohet dokumentari mbi mafien shqiptare

24/01/2019
VIDEO/Që nga Kodi i Kanunit e deri tek trafikimi, publikohet dokumentari mbi mafien shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbrëmjen e djeshme publikua në kanalin Tv Nove dokumentari “Clandestino” i gazetarit investigativ spanjoll David Beriain mbi mafien shqiptare.

Dokumentari përshkruan mafien shqiptare si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”.

Dokumentari shpjegon detaje sesi lind grupi dhe deri tek dërgesat.  Aty thuhet se fillimisht një grup i vogël mori gjallëri duke përdorur dhe përfituar nga lidhjet me qarqet politike për t’u angazhuar në trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve.

Më poshtë është një pjesë nga dokumentari kur një nga trafikantët pret në brigjet italiane ngarkesën e 5 kg kokainë me skaf nga Shqipëria.

“Pse vetëm 5 kg?” – e pyet gazetari.

“Është më e lehtë që një njeri të transportojë 5 kg” – përgjigjet trafikanti që shton: “Nëse humb një person nuk më intereson. Nëse humbas 100 kg më intereson shumë”.

“Më fol për mafian shqiptare” – i kërkon gazetari.

“Eshtë si familja. Nuk flitet për të. Unë nuk flas për familjen time” – thotë i riu.

Gjatë intervistës, “i arratisuri” tregon sikletin e tij para kamerave, duke mbajtur një pistoletë dhe dy granata dore në çdo moment. E vërteta është se ai pranoi të merrte pjesë për shkak se shefi i mafias me të cilin gazetari dhe ekipi i tij po regjistronte ia kërkoi si nder.

“Hakmarrja për shqiptarët është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit”, thuhet në dokumentar.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes” – thuhet më tej.

Në dokumentar tregohet si funksionon biznesi fitimprurës dhe marramendës i trafiqeve ilegale të mafias shqiptare drejt Italisë e Europës. I infiltruar në brendësi të këtyre grupeve gazetari spanjoll rrëfeu trafikun e kokainës, marijuanës, heroinës, armëve, pasaportave false, bombave artizanale, lidhjeve me mafian napoletane “Camorra” përmes dëshmive ekskluzive të anëtarëve të mafias shqiptare dhe asaj italiane.

Davide Beriarin e nisi udhëtimin në brigjet italiane, aty ku pothuajse çdo ditë mbërrijnë përmes detit kokainë, heroinë, marijuanë, por edhe armë.

“Grupet mafioze shqiptare janë të organizuara në bazë familjesh, lidhje gjaku dhe fisnore që respektojnë kodin e Kanunit. Nuk ka një kupolë drejtuese, por çdo grup ka kreun e tij” –thuhet në dokumentar.

Më pas rrëfimi spostohet në Shqipëri ku mes maleve e vendeve të fshehta ku kultivohet marijuana e ku merren në dorëzim sasitë e kokainës e heroinës. 

Heroina e transportuar nga Turqia hyn në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën. Kokaina që vjen nga Amerika Latine ndalet në Roterdam dhe më pas vjen në Shqipëri për tu hedhur në të gjithë Europën.

“Mafia shqiptare terrorizon Europën, por që dhe i jep Europës atë që kërkon, drogën”, – e mbyll dokumentarin e tij gazetari investigativ spanjoll Davide Beriarin.

https://www.facebook.com/canale9/videos/2047479878875676/?t=0

https://www.facebook.com/canale9/videos/401157370638041/?t=57

Tags: dokumentaridrogemafiashqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.