Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Një Sagë e vogël” e Besnik Mustafajt, një vepër për dhunimin e mendjes

15/01/2019
MUSTAFAJ/Ish-ministri i Jashtëm trondit Ramën: Nuk ke marrë ende asgjë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas pritjes entuziaste që ka pasur botimi në Francë dhe në Gjermani, romani “Një Sagë e vogël” i Besnik Mustafaj ka tërhequr edhe vëmendjen e kritikës letrare italiane. Kritiku i njohur Alessandro Gnoçhi është ndalur në këtë roman dhe i ka kushtuar një shkrim në gazetën “Il Giornale”.

“Me një temë identike me këtë është marrë edhe Martin Amis, në romanin ‘House of Meetings’ (Shtëpia e takimeve), me rezultate të diskutueshme. Këtu është mirë të sjellim ndërmend autorë klasikë si Aleksandër Sollzenicin dhe nuk rrezikojmë ekzagjerimin. ‘Arqipelagu Gulag’ është shumë i gjerë përkundrejt ‘Sagës së vogël’ familjare, por edhe Rusia është e shtrirë në një territor më të gjerë se Shqipëria”, shprehet Alessandro Gnoçhi.

NGA ALESSANDRO GNOCCHI*

“Një sagë e vogël” (shqip Toena 2017; italisht Castelvecchi 2018) e Besnik Mustafaj, shkrimtar dhe ish-ministër shqiptar, është një roman që të mbetet gjatë në mendje.

Burgjet janë ato të regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri. Fati i të burgosurve duket si i lidhur me fundin e tyre pas hekurave apo në kryqëzimin e jetëve të tyre me të dënuarit e tjerë. Ka edhe diçka arkaike, rituale e popullore në të. Diçka që zbardh historinë, edhe pse e rikrijon atë. Ndryshe nuk do të ishte një sagë. Kapitulli i gjatë qendror është edhe ai më i rëndësishmi i librit ashtu si edhe një moment i vërtetë shokues për lexuesin. I dënuari fiton mundësinë për të kaluar një natë me të shoqen në mjediset e brendshme të burgut.

Kopertina e librit të botuar në gjuhën italiane

Në mënyrë që të mos rrezikonte mohimin e kësaj mundësie aq shumë të pritur, ai i nënshtrohet çdo lloj detyrimi. Për javë të tëra ëndërron vetëm puthjet dhe përqafimet e së shoqes. Ai, përherë një karakter i mbyllur dhe introvert, kësaj radhe do i tregojë asaj që ka ndryshuar dhe më në fund do t’i thotë se sa shumë e dashuron.

Por kur më në fund afron nata e shumëpritur, të dënuarit i vjen dyshimi se dikush kërkon ta kapë gafil të shoqen dhe do ta fusë në një qeli. Fatkeqësisht, këtë dyshim të tij nuk mund t’ia shprehë gruas. Në këtë mënyrë, nata e dashurisë kthehet në një natë dhimbjeje. Ai nuk mund të flasë. Ajo nuk mund të kuptojë. Ai nuk e lë veten të lirë. Ajo ndihet e refuzuar. Më në fund vjen agimi si një shpëtim për të dy.

Kjo pjesë e librit vendoset si një element krahasimi për këdo që do të kuptojë se si totalitarizmi futet thellë në mendjet e njerëzve, për t’i ndryshuar ata me qëllimin për t’i shkatërruar përfundimisht. Me një temë identike me këtë është marrë edhe Martin Amis, në romanin “House of Meetings” (Shtëpia e takimeve), me rezultate të diskutueshme. Këtu është mirë të sjellim ndërmend autorë klasikë si Aleksandër Sollzenicin dhe nuk rrezikojmë ekzagjerimin.

“Arqipelagu Gulag” është shumë i gjerë përkundrejt “Sagës së vogël” familjare, por edhe Rusia është e shtrirë në një territor më të gjerë se Shqipëria. Gjatë leximit të këtij libri kuptohet se sa e panjohur është për ne italianët historia e Shqipërisë. Sigurisht që kanë mbaruar kohët kur fqinjët tanë vinin të kërkonin fatin e tyre në Itali. Sot Shqipëria është një vend që paraqet shumë risi, kryesisht në fushën turistike. Kujtesa e fashizmit është ende e gjallë për shqiptarët: është një prej kapitujve të sagës së tyre të burgimit.

(“Il Giornale”)

Tags: besnik mustafaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.