Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gent Cakaj i çoi Ramës në zyrë dorëheqjen, ky është reagimi i kryeministrit

12/01/2019
Gent Cakaj i çoi Ramës në zyrë dorëheqjen, ky është reagimi i kryeministrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i ri i Jashtëm, Genti Cakaj, ende i padekretuar nga Presidenti Meta, i ka dorëzuar Kryeministrit Rama dorëheqjen e tij, ndërkohë ai mbetet në pozicionin e zv.ministrit të Jashtëm.

Mësohet se dorëheqja i ka shkuar me shkrim kreut të qeverisë, i cili nga ana e tij nuk e ka pranuar.

I arsimuar jashtë dhe i formuar me një tjetër kulturë komunikimi, Genti Cakaj mësohet se e ka marrë këtë vendim kur e ka parë veten në vorbullën e përplasjes së madhe politike, veçanërisht përplasjes Presidencë-kryeministri, ndërkohë që rreth emrit të tij ngriheshin shumë pikëpyetje dhe akuza.

Asgjë nuk është bërë publike, ndërsa edhe dje palët kanë vijuar konfliktin rreth besueshmërisë së figurës së Cakajt.

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, tha një ditë më parë se Gent Cakaj kishte dhënë dorëheqjen.

“Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam për ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimit të zotit Bushati, unë do t’ju them që opsionet mund të jenë dy-tri. Me sa jam në dijeni, zoti Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen Kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur zoti Cakaj do mbesë në pozitën e zv.ministrit të Jashtëm”, është shprehur Milo.

Dy ditë më parë, shefi i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, ka zbardhur takimin mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama për kandidaturën e ministrit të Jashtëm. “Gjatë bisedës që Presidenti Meta ka bërë me Kryeministrin Rama ditën e premte për të qartësuar pozicionin e tij në raport me zotin Cakaj, Presidenti i Republikës i ka propozuar Kryeministrit që, meqenëse zoti Cakaj pretendohet se është kaq i shkolluar dhe lexuar, mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër, por në këto kushte që ndodhemi ne nuk kemi luksin të bëjmë eksperimente as edhe një çast për të vendosur një njeri si zoti Cakaj në pozicionin e ministrit të Punëve të Jashtme”, deklaroi shefi i kabinetit, Arben Cici.
PANORAMA

Tags: doreheqjeEdi Ramagent cakaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.