Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lëvizja për Universitetin: 10 arsye për vetëm dhe 10 ditë protestë

07/01/2019
Lëvizja për Universitetin: 10 arsye për vetëm dhe 10 ditë protestë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lëvizja për Universitetin, nëpërmjet aktivistit Bislim Lakna ka dhënë arsyet pse dhe 10 ditë të tjera proteste janë të nevojshme dhe çfarë u sjell ajo studentëve.

POSTIMI I PLOTË

10 arsye për vetëm edhe 10 ditë protestë nga aktivisti Bislim Lakna

10 ditë leksione e seminare nuk na e ndryshojnë as dijen e as notën.
Ndërsa edhe 10 ditë protesta do na ndryshojnë edhe të tashmen edhe të ardhmen!

10 ditë leksione nga disa pedagogë të korruptuar na kthejnë 20 ditë mbrapa, si para protestës.
Ndërsa 10 ditë protestë do na mundësojnë t’i shporrim të gjithë korruptuarit, siç e kemi bërë me disa prej tyre deri tani!

10 ditë leksione e seminare na mësojnë vetëm një kapitull nga disa libra, gjysma e të cilëve janë të kopjuar.
10 ditë protestë na mësojnë leksionin më të madh në jetën tonë, ate leksion, maksimën e të cilit e kemi degjuar kaherë, që bashkë mund të fitojmë!

10 ditë në auditore, mund të zëvendësohen me 10 të shtuna.
10 ditët të humbura të kesaj proteste s’mund të zëvendësohen as me 10 vite përpjekje individuale!

Në 10 ditë leksione ne i shpëtojmë njerëzit e korruptuar nga drejtësia e vonuar.
Në 10 ditë protestë ne shpetojmë prindërit tanë, veten tonë dhe femijët tanë nga këta njerëz!

Me një vendim për tu kthyer në leksione ne mbysim shpresën qe guxoi të lindë më në fund.
Me vetëm edhe 10 ditë protestë ne i japim fitore dhe jetë shpresës së fundit të kesaj shoqërie!

Me 10 ditë leksione dhe seminare ne ia kthejmë shpresën hajdutëve e xhelatëve që na e kanë nxire jetën për të vazhduar të na vjedhin e të na nxijnë edhe më.
Me 10 ditë protestë ne i vrasim ata bashkë me shpresën dhe guximin e tyre dhe kështu i japim guxim e besim njëri-tjetrit!

Në 10 ditë leksione e seminare mund të shkruajme vetëm dy rreshta më shumë në fletën e provimit.
Me vetëm edhe 10 ditë protestë mund të shkruajmë një pjesë të historisë qe s’ka per tu harruar kurrë!

Nëse kthehemi në leksione, për ne do flasë 10 ditë kryeministri.
Nëse kthehemi në protestë, për ne do flasë përgjithmonë historia!

Për 10 ditë leksione ne mund të vrasim të tashmen e të ardhmen bashkë,
Per vetëm edhe 10 ditë protestë ne mund t’i rikthejmë jetën, shpresën, guximin e dinjitetin, jo vetëm universitetit, por edhe mbarë shoqërisë!

https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/2545407432141053/

Tags: levizja per universitetinprotestestudente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.