Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vokshi letër BE-së dhe SHBA-ve: Dy projekligjet e qeverisë, kërcënojnë lirinë e medias

06/01/2019
Vokshi letër BE-së dhe SHBA-ve: Dy projekligjet e qeverisë, kërcënojnë lirinë e medias
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, Albana Vokshi informoi të gjithë institucionet ndërkombëtare, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara mbi projektligjet e qeverisë, që sipas saj kontrollojnë median online në Shqipërinë.

Në këtë letër zyrtare, Vokshi raporton se projektligjet e qeverisë janë hartuar pa asnjë transparencë dhe konsultim me grupet e interesit apo gazetarët. Projekligjet  janë hartuar pas një fushate të kryeministrit që e ka cilësuar median “kazan”, “media e rremë” apo “gazetari e papërgjegjshme”. Më tej, evidentohet se organizatat e pavararura të media, intelektualë dhe opozita i kanë kundërshtuar ashpër këto nisma që kërkojnë të nënshtrojnë median online përmes një kontrolli politik që shkon nga gjobitja e tyre deri në ndalimin e lirisë së aksesit në internet.

Gjithashtu, katër organizata të njohura ndërkombëtare si; Qendra Europiane për Lirinë e Medias, Federata Europiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe PEN International i kanë kërkuar kryeministrit të tërheqë menjëherë këto projekligje.

“Përkundër reagimeve të tilla, qeveria duket se synon të vazhdojë me ndryshimet legjislative duke pasur parasysh që me shumicën e siguruar të votave në Parlament mund të miratojnë edhe ligje të tilla censure.

Më lejoni që me anë të kësaj letre, të kërkoj mbështetjen tuaj për ti bërë presion qeverisë shqiptare të tërheqë dy projekligjet e propozuara të censurës si dhe të bahskëpunojë me organizatat e medias, komunitetin e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur rrugën e përmirësimit të cilësisë së medias, duke respektuar në të njëjtën kohë lirinë e medias dhe të shprehjes”- thuhet në letrën e znj Vokshi për ndërkonbëtarët.

Letra u është dërguar;

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri

Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë

Prezëncës së OSBE-së në Tiranë

Të gjithë ambasadave të vendeve anëtare të BE në TIranë

Znj Doris Pack, Presidente e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane

z Johannes Hahn, Komisionerit Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit

z Kunt Fleckenstein dhe z Eduard Kukan, eurodeputetë

z Michael Abramowitz, President i organizatës Freedom House

z Christophe Deloire, Sekretar i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij

znj Dunja Mijatovic, Komisionere për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës

z Claus Neukirch, Kryetar i Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri

z Harlem Desir, Përfaqësues i OSBE për lirinë e medias

Znj Mariya Gabriel Komisionerja Europiane për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale

Ambasada e Austrisë

Ambasada e Bullgarisë

Ambasada e Çekisë

Ambasada e Francës

Ambasada e Gjermanisë

Ambasada e Greqisë

Ambasada e Hollandës

Ambasada e Hungarisë

Ambasada e Italisë

Ambasada e Kroacisë

Ambasada e Maltës

Ambasada e Polonisë

Ambasada e Rumanisë

Ambasada e Sllovakisë

Ambasada e Sllovenisë

Ambasada e Spanjës

Ambasada e Suedisë

Tags: Albana vokshileter 28 liderve te BEprojektligje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.