Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Politika uron Krishtlindjet, ja thirrjet dhe mesazhet e tyre

25/12/2018
Politika uron Krishtlindjet, ja thirrjet dhe mesazhet e tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Urimet për Krishtlindjen kanë qënë të shumta, e këtu i janë bashkangjitur dhe politikanët.  Ndryshe nga Kisha Katolike që nuk pret vizita zyrtare nga politikanët, Kisha Ortodokse në Tiranë ka marrë mesazhe dhe urime nga krerët e shtetit.

Kryetarët e partive në vend kanë uruar besimtarët dhe nuk kanë qëndruar në kuadrin e urimeve vetëm, por kanë shfrytëzuar rastin për të dhënë mesazhe.

Po shkëputim urimet e disa prej tyre:

President i Republikës Ilir Meta shfrytëzoi këtë ditë për ti bërë apel politikës që të bashkëpunojë për rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Meta: Është një ditë që na fton të gjithëve të shtojmë urtësinë dhe mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë jo vetëm më të gëzuar dhe më të bashkuar, por edhe të na gjejnë me negociata të çelura për anëtarësimin në BE.

Ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi një urim të veçantë ka patur për të gjithë emigrantët shqiptarë.

“Krishtlindjet, gëzim i brendshëm dhe paqeje. Një urim i veçantë emigrantëve që erdhën të festojnë në atdhe”, ka thënë Ruçi.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI i kjton klasës politike përgjegjësitë që kanë për popullin shqiptar.

Kryemadhi: Mendoj që dakordësia dhe paqja e politikës do të sillte begati për shqiptarët dhe mendoj që politika duhet ti kthejë sytë nga besimi sepse besimi në Zot do ti japë politikës dhe ndriçimin në rrugën e saj të drejtë që të mos gabojë, por të ecë aty ku duhet, tu shërbejë qytetarëve të saj.Një politikë që nuk i shërben qytetarëve të saj nuk është më politikë, por është armiku i qytetarëve të saj.

Ndërsa kryeministri Rama dhe kreu i opozitës kanë përdorur rrjetet sociale për të uruar. Rama ka uruar shqiptarët me një video të publikuar në rrjete sociale, ku disa fëmijë këndojnë këngën festive me titull “Nuk festoj pa ty”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1987560271322715/

Lulzim Basha, ka zgjedhur Facebook për të uruar besimtarët e krishterë.

Basha: Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

 

Tags: Krishtlindjepolitikaneurime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.