Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mashtrimi me tenderat te Unaza e Re, Gjiknuri pranon skandalin: Morëm konfirmimin nga SHBA

11/12/2018
Damian Gjiknuri: Ishin dhe 2 ministra të tjerë në marrëveshje, KLSH në shërbim të opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar skandalin me tenderat për projektin e Unazës së Re.

Vetë Ministri Gjiknuri konfirmoi vërtetësinë e skandalit të denoncuar në media. Ai tha se zgjidhur kontratën me kompaninë “DH Albania”, e cila kishte fituar tenderin e ndërtimit të lotit të parë të “Unazës së Madhe” duke ndërprerë kështu punimet në lotin e parë të saj.

Gjiknuri shpjegoi se kishte marrë  konfirmimin nga autoritetet amerikane se kjo kompani e ka falsifikuar një pjesë të dokumentacionit dhe pret tani hetimet e prokurorisë.

Nga ana tjetër, ai tha se  nuk ka asnjë dëm ekonomik dhe se falsifikimi me dokumentat është bërër jashtë Shqipërisë. Ndërkohë Gjiknuri tha se të gjithë përgjegjësit do të japin llogari, përfshirë edhe vetë ministrin, por ai tha se nuk ka asnjë përfshirje në falsifikimin e dokumenteve.

Pjesë nga deklarata:

‘ARRSH me 7 dhjetor pezulloi punimet dhe zbatimin e kontratës për lotin e parë të Unazës së Madhe të Tiranës dhe ARRSH ju drejtua zyrtarisht Ministrsië së Infrastrukturës për të ndihmuar komunikimin me autoritetet amerikane në lidhje me verifikimin e pretendimeve të ngritura nga media.Me 7 dhjetor në mëngjes i jam drejtuar zyrtarisht me shkresë Ambasadës amerikane, Ministrisë së Punëve të Jashtme që edhe ajo përmes Ambasadës sonë në Uashingon të vihej në lëvizje si dhe kam kontaktuar me kërkesën time zyrtarë të Ambasadës së SHBA dhe u kam kërkuar ndihmë dhe asistencë.

Në bazë të përgjigjeve të ardhura dje rezulton se një pjesë e dokumentacionit të paraqitur nga kompania “DH Albania” në procedurat e tenderit është e falsifikuar. Janë të dhëna të rreme, një pjesë e informacionit nuk ekzistonte në regjistrat tregtarë”.

Tags: damiangjiknuriUnaza e Re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.