Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mogherini kërkon sërish heqjen e tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe

28/11/2018
Mogherini kërkon sërish heqjen e tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kërkoi sërish të mërkurën heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Ajo bisedoi të mërkruën në telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar “zhvillimet e fundit në sfondin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në një komunikatë të zyrës së zonjës Mogherini, ajo citohet të ketë thënë se “vendimi i qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina në 100 për qind vetëm sa e komplikon më tej situatën dhe nuk sjell ndonjë zgjidhje për problemet e njerëzve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Kjo është një masë që nuk ndihmon ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës pohon se tarifat duhet të mbeten në fuqi dhe ato janë vendosur si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Serbisë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por edhe veprimeve tjera që pengojnë shtetësinë e saj.

Beogradi dhe serbët e Kosovës, reaguan me zemërim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Beogradi tha se do të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me heqjen e kësaj tarife, ndërsa përfaqësuesit e pushtetit komunal në veriun e banuar me shumicë serbe dhanë dorëheqje dhe shkëputën cdo komunikim me Prishtinën.

Edhe Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Prishtina heqjen e tarifave./VOA

Tags: federica mogherinikosove serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

17/05/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

KORÇË/ Nuk ishte minë por GPS, kush po kontrollon lëvizjet e tij me përgjues në gomë

17/05/2026
DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

17/05/2026
Çfarë po mbron Rama me propogandën për prokurimet publike me të mira se në Evropë

Çfarë po mbron Rama me propogandën për prokurimet publike me të mira se në Evropë

17/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

17/05/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

KORÇË/ Nuk ishte minë por GPS, kush po kontrollon lëvizjet e tij me përgjues në gomë

17/05/2026
DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

17/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.