Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alarmante, 1 në 10 vajza dhe 1 në 4 djem adoleshentë janë konsumatorë të rregullt të alkoolit në Shqipëri

27/11/2018
Alarmante, 1 në 10 vajza dhe 1 në 4 djem adoleshentë janë konsumatorë të rregullt të alkoolit në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndër 41 shtetet europiane, vetëm në dhjetë prej tyre, adoleshentët janë konsumatorë më të mëdhenj të alkoolit sesa në vendin tonë, thotë një raport i sapo publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Shqipëri rezulton se, 16.6% e adoleshentëve konsumojnë alkool rregullisht, ose të paktën një herë në javë. Në analizë merren vetëm 11, 13 dhe 15 vjeçarë, çka i bën alarmante gjetjet e raportit.

Vendet e tjera të rajonit ndërkohë nuk janë marrë në analizë, me përjashtim të Maqedonisë, që ka një normë disi më të ulët se vendi ynë në këtë drejtim.

Në nivel europian, adoleshentët në Malta, me 28% dhe atë në Itali me 24% rezultojnë të jenë ata më të alkoolizuarit në Europë.

Më pak të alkoolizuarit ndërkohë janë padiskutim ata nordikë, me Islandën në vend të parë, me një normë në vetëm 2.7%, Norvegjinë me 3.7% dhe Suedinë me vetëm 4%, raporton “scan”.

Në të gjitha këto vende konsumi i alkoolit në popullatë është mjaft i lartë, por mesa duket te adoleshentët funksionojnë ligjet më së miri. Vendi ynë, është  një ndër ato shtete ku ligji nuk funksionon si duhet në drejtim të ndalimit të alkoolit për ata nën 18 vjeç. Së fundmi, qeveria premtoi një luftë serioze ndaj këtij fenomeni. Të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregojnë se mes meshkujve dhe femrave adoleshente ka një diferencë të theksuar në konsumin e alkoolit, me vetëm 10.4% të femrave që rezultojnë konsumatore dhe 22.7% të meshkujve.

Tags: adoleshentealkoolSHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.